U gjobit me 1500 lekë sepse i dha lejet e legalizimit Bujar Çelës/ PS zëvendëson Arben Qalliun

Partia Socialiste ka zëvendësuar kandidatin për anëtar KZAZ-je në Lushnje, Arben Qalliu, pasi ky i fundit u gjobit me 1500 lekë nga KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e gjobiti me 1500 lekë të reja, Arben Qalliun, pasi ky i fundit shpërndau leje legalizimi krah deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Hetimi nisi disa ditë pas publikimit në media të pamjeve ku deputeti dhe kreu i Kadastrës shpërndanë leje legalizimi në kundërshtim me kufizimet e vendosura në KQZ, ku ndalohet që para zgjedhjeve deputetët të shpërndajnë certifikata.

Për këtë arsye edhe Partia Socialiste ka vendosur që ta zëvendësojë menjëherë Arben Qalliun.