Dalin fotot/ Donald Trump në ditën e parë si jo-president, i veshur me të bardha, në dorë mban një…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e tij të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump iu kthye pasionit të tij të vjetër: golfit. Ish presidenti republikan u shfaq i relaksuar në resortin e Floridas.

Teksa Joe Biden e kaloi mbrëmjen e parë në Zyrën Ovale duke parë spektaklin e fishekzjarrëve e duke firmosur urdhra ekzekutivë, fotot e postuara në Twitter treguan se Trump shijoi diellin dhe gjelbërimin, në dukje aspak i shqetësuar nga dorëzimi i postit.

Por ndonëse dashuria e tij për golfin njihet tashmë, ajo është kthyer edhe në një lloj strehe të tij pas disfatave të mëdha. Trump nuk e pranoi asnjëherë humbjen ne zgjedhjet presidenciale të nëntorit, e nuk mori pjesë as në inaugurimin e pasardhësit të tij. megjithatë, në fund nuk e shkeli traditën tre dekadëshe të udhëheqësve amerikanë në largim, duke i lënë Bidenit një letër në Zyrën Ovale.

I pyetur nga gazetarët, Presidenti Joe Biden tha se letra ishte shumë bujare, por shtoi se nuk mund ta zbulonte përmbajtjen e saj pa biseduar paraprakisht me ish-Presidentin.



Të fundit

“Përbindëshi i Detit Bohai”, ja çfarë mund të bëjë ekranoplani i ri i Kinës

Ekspertët e kanë quajtur atë Përbindëshi i Detit Bohai, sipas detit me të njëjtin emër që përshkon bregdetin verilindor...

Kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar nisjen e një vizite zyrtare...

Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

11 korrik 1920 Më 11 korrik 1920, në krahinën e diskutueshme të Prusisë Lindore, u zhvillua një referendum i organizuar nga Lidhja e Kombeve, me...

Më shumë se ndërtesë

Nga Artan Shkreli … Spanja po ndërton një rrokaqiell (kullë) që kultivon ushqim, prodhon energji dhe pastron ajrin - të gjitha në të njëjtën kohë. Koncesioni, për...

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës,...

Lajme të tjera

Web TV