Skënderbeu, Ahmataj: Apolonia, një ndeshje po aq e vështirë sa të tjerat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të javës së 16-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë Superiore, Skënderbeu përballet të dielën në Korçë me Apoloninë dhe, për trajnerin Julian Ahmataj, objektivi i vetëm i skuadrës së janë 3 pikët. Elbasanasi i stolit korçar ka dalë në konferencë për shtyp të shtunën dhe ka folur në lidhje me përballjen me fierakët.

“Ndeshjet vlejnë shumë për ne, të gjitha i kemi finale, – ka thënë ai. – Po luajmë mirë, por duhet qëndrueshmëri. Nuk ka specifikë ndeshja me Apoloninë apo me të tjera, të gjitha janë finale. Kështu mendojmë ta trajtojmë situatën.” Për këtë arsye, Ahmataj kërkon përqendrim nga skuadra e tij. “Nuk jemi të kënaqur, morëm një pikë në Laç ndaj një ekipi të mirë, – pohoi ish-futbollisti.

“Duhet të rritemi edhe më shumë, të jemi konkurrues me të gjithë, – vijon 41-vjeçari. – Duhet përqendrim gjatë 90 minutave. Nuk ka inerci në futboll, nuk fitohet se ke fituar ndeshjen përpara. Duhet bërë maksimumi. Në fund merr atë që jep në fushën e lojës. Duhet të jemi agresivë dhe të përqendruar, të vlerësojmë çdo situatë. Jemi të mobilizuar para ndeshjes me Apoloninë.”

“Korça e meriton të ketë një ekip me nivel më të lartë. Nuk do të kemi Shalën sërish. U kthye në stërvitje prej 10 ditësh, por ka ndjerë lidhje dhe nuk mund të japim asnjë konkluzion. U takon mjekëve të thonë fjalën e tyre. Taipi nuk është për shkak kartonësh, pjesa tjetër janë gati. Konkurrenca në ekip është rritur dhe kushdo që luan do që të tregojë veten”, – ka përfunduar trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj.

Të fundit

Merr fund sot saga e zgjedhjeve, Komisioni Rregullator ‘vulos’ rezultatet e 11 majit

Komisioni Rregullator do t’i vendosë sot ‘kapak’ përfundimisht rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë mbledhjes që do të...

Mandati i katërt/ Çupi: Merr fund historia e tranzicionit në Shqipëri

Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, aty ku Edi Rama, pritet të zyrtarizmi skuadrën me të cilën do të drejtojë vendin...

Nga Roma në Indi e Bali: një udhëtim për të gjetur shpirtin

Nga Leonard Veizi “Eat, Pray, Love” është një rrëfim i lindur nga krisja e brendshme, nga ajo zbrazëti që shpesh mbetet pas kur shkatërrohet një...

SHBA dhe Ukraina afër një marrëveshjeje: Tre mburoja kundër Moskës

Pavarësisht skepticizmit, diplomacia po avancon drejt një negociate të vërtetë për paqen në Ukrainë. Të premten, krerët e delegacionit ukrainas — shefi i Zyrës...

Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

Trazirat e reja shpërthyen kur disa qindra protestues, përfshirë studentë protestues dhe qytetarë që i mbështesnin ata në këto protesta antiqeveritare, thyen kordonin e...

Lajme të tjera

Web TV