“Gjumë të ëmbël”/ Rama ironizon programin ekonomik të PD-së: Si tramvaji i Tiranës në 2011

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për kryeministrin Edi Rama, programi ekonomik i PD-së është ” si tramvaji i Tiranës në 2011″, që do të thotë me premtime boshe, të pambajtura. Për të, ka mjaftuar një fjali për të ironizuar këtë program, të prezantuar ditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël”, tha Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

PD-ja me kryedemokratin Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme programin ekonomik me të cilin do u drejtohen shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Qëllimi, tha kryedemokrati Lulzim Basha në prezantimin e tij, është rimëkëmbja e ekonomisë. Ky program ka 16 pika, për të cilat Basha tha se nuk janë premtime, por angazhime. Disa nga pikat kryesore është hapja e 110 mijë vendeve të reja të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, 3 mijë lekë në muaj për bebet për 5 vitet e para të jetës. Kryedemokrati e cilësoi këtë si një program serioz i punuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe jashtë saj “që do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve”.

Të fundit

Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Tregjet ndërkombëtare të naftës nisën javën me luhatje të forta, mes pasigurive të shkaktuara nga tensionet në rritje mes...

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Janë raportuar shtatë vatra, dy prej tyre ende aktive

Temperaturat e larta kanë sjellë aktivizim të vatrave të zjarreve në vendin tonë. Sipas një informacioni që jep ministri e Mbrojtjes, nga të dhënat...

“Do mbështesim popullin iranian”/ Putin pret delegacionin nga Teherani, dënon SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në Moskë të hënën, ndërsa forcat izraelite vazhduan të godasin...

Al Hilal “çmendet” pas Osimhen, gati ofertën e jashtëzakonshme për sulmuesin nigerian

Victor Osimhen është rikthyer në Nigeri për t’u çlodhur. Midis mbrëmjeve me miqtë, punës bamirëse dhe vizitave në qytetet e tij të fëmijërisë, sulmuesi vazhdon...

Vuçiq: Serbia e ka ndalur eksportin e armëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia "nuk është duke eksportuar" më armë. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV