Lajm i mirë për dibranët/ Rama: Rruga e Arbrit përfundon brenda pak muajsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një bashkëbisedim nga Korca kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë se Rruga e Arbrit do të përfundojë brenda pak muajsh.

Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra.

Ky aks rrugor që shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës parashikohet të përfundojë i gjithi në 2021. Ky afat është vendosur në Strategjinë e Transportit nga Ministria e Punëve Publike, dokument ky i miratuar në fillim të shtatorit 2008 nga Këshilli i Ministrave. Rruga që e ka origjinën nga Periudha Romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli.

Ky variant u shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është varianti me kushte më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike. Pritet përfundimi i saj në pranverën e vitit 2021 pas premtimit në zgjedhjet lokale të 2019 nga kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama se në zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme në Dibër do të vinte nga Rruga e Arbrit.

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme janë në prill të vitit 2021 që nënkupton se në mars 2021 Rruga e Arbrit do të jetë gati për çeljen e fushatës elektorale.

Të fundit

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas...

Lajme të tjera

Web TV