Përdh*noi dhe rrahu brutalisht gjyshen 89-vjeçe, arrestohet monstra nga Grabjani i Divjakës (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Divjakës ka arrestuar ditën e sotme 30-vjeçarin Sajmir Meçani, i cili përdhunoi dhe rrahu brutalisht gjyshen e tij 89-vjeçare Nexhmie Meçani. Ngjarja u denoncua nga djali i të moshuarës, Ismet Meçani për Faxnews, i cili u shpreh se mbrëmjen e djeshme ka qenë në qytetin e Fierit për të pritur djalin që i vinte nga Greqia dhe në momentin që u kthye në shtëpi e gjeti të ëmën të zhveshur dhe të rrënuar.

Sipas tij e moshuara i kishte thënë se ishte përdhunuar nga nipi 30-vjeçar, në gjendje të dehur, i cili u arrestua nga policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Divjakë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, njoftohemi se në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe,  e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të...

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte...

Polici hero shpëton shoferin që po pësonte atak kardiak

Një ngjarje dramatike është regjistruar në Joplin, Misuri të Amerikës, ku një polic shpëtoi jetën e një drejtuesi që po pësonte atak kardiak në...

I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë...

Tatimet “furnizojnë” arkën e shtetit me miliarda euro, ja sa shkojnë shifrat

Të ardhurat në buxhetin e shtetit rezultojnë të jenë rritur me 7% në pjesën e parë të vitit. Sipas bilancit, nga janari deri në qershor...

Lajme të tjera

Web TV