Dhimbje e madhe/Ndahet nga jeta mjeshtri i zërit në Radio Tirana

Është ndarë nga jeta mjeshtri i zërit në Radio Tirana, Kristaq Katundi. Lajmi bëhet i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga Unioni i Gazetarëve, të cilët i shprehin ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Me punën e palodhur, me aftësitë profesionale, Katundi realizoi teknikisht emisone të tilla si: Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisionet humoristike,

Radiodramatizimet për fëmijë, Teatrin e Fëmijëve në mikrofon, Radiopërrallat, Teatrin e Kukullave në mikrofon, e sa e sa realizime finalizuar falë mjeshtërisë së tij.

Postimi i Unionit:

Ndahet nga jeta, Mjeshtri i zërit i Radio Tiranës, KRISTAQ KATUNDI

I njohur dhe vleresuar si emblemë e audiomontazhit artistik, një emër të cilin rrallëkush mund të mos e ketë dëgjuar në realizimin teknik të Radiodramatizimeve të dikurshme të Radio Tiranës, bashkepunetori i vyer Kristaq Katundi u nda nga jeta.

Me punën e palodhur, me aftësitë profesionale, realizoi teknikisht emisone të tilla si: Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisionet humoristike,

Radiodramatizimet për fëmijë, Teatrin e Fëmijëve në mikrofon, Radiopërrallat, Teatrin e Kukullave në mikrofon, e sa e sa realizime finalizuar falë mjeshtërisë së tij.

Një mori regjistrimesh muzikore, Koncerte simfonike, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore e të lehta, ansamble folklorike e muzikë filmash, janë regjistruar e transmetuar cilësisht falë profesionalizmit të operatorit Kristaq Katundi, emrin e të cilit ruan pothuaj çdo regjistrim prej vitit 1972-2014.

Do kujtohesh përjetë Kristaq Katundi, i përjetësuar në krijimin radiofonik. Pushofsh në paqe MJESHTËR!

Unioni i Gazetareve Shqiptare u shoreh ngushellimet familjes Katundi dhe gjithe te afermve te mjeshtrit te paharruar te radios shqiptare!