“Si e lë Florin të bëjë ato batuta, bjeri”, aktori i njohur flet për bullizmin dhe se çfarë i thonë fansat në rrugë

Një fenomen i përhapur masivisht në ekran, në formate të ndryshme televizive është edhe bullizmi ndaj personazheve publikë, ose ndaj atyre që kërkojnë të bëhen të tillë.

Aktori i njohur i humorit Irgen Çela, i ftuar në “Wake Up” ka folur për etiketimet që merr nga rolet e tij në skenë. Ai theksoi se duhet ndarë momenti kur bullizmi bëhet në kuadrin personal apo profesional.

“Ne rastin e Portokallisë bëhet në kuadrin profesional, sidomos rastin kur Kola tallet me gjatësinë e Mirit dhe shumë nga ato batuta i kam menduar edhe vetë si ta tall veten time. Njerëzit duke e dëgjuar, duke iu dukur simpatike thonë si e le atë, bjeri atij, mos e lej atë. Ndonjëherë kanë perceptim më ndryshe se si duhet”, tha Çela.

Aktori tha ndër të tjera, se ka mjaft raste kur njerëzit e ndalojnë në rrugë dhe i thonë: “Si e lë Florin të bëjë ato batuta, bjeri more. E thonë dhe me shaka, por ndodh që kanë dhe perceptim tjetër”.

Sa i përket bullizmit në emisionet e tjera për shkak të roleve që ka pasur, Cela u shpreh se është e pashmangshme, por përpiqet që të bëjë sa më shumë batuta, por pa i kaluar kornizat.