Prezantohet motori i ri i “Dukati”-t, optimizëm për mbrojtjen e titullit të konstruktorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një e kuqe ëndrrash. Kështu është quajtur motori i ri ““Dukati”, që do të konkurrojë në Botërorin e 2021-shit në Moto GP. Do të jenë Miller dhe Banjaja, pilotët me të cilët do të përfaqësohet skuadra italiane në këtë Botëror dhe, synimi kryesor është, fitimi i titullit botëror për konstruktorë. Kështu, më e kuqe se herët e tjera, ka qenë ngjyra e motorit “Dukati”, që do të garojë në vitin 2021. Ai është prezantuar të mërkurën nga “Dukati” “Dezmosediçi”, me të cilin Françesko Banjaja dhe Xhek Miller, do të nisin sezonin në 28 mars 2021, në Losail, në Çmimin e Madh të Katarit.

E objektivi është që të konfirmojnë titullin e kampionit të botës për konstruktorë, të fituar edhe në 2020-ën. Emocione dhe padurim për të zbritur në pistë. Këto janë fjalët e 24-vjeçarit nga Torino dhe pilotit australian, gjatë prezantimit të motorit të ri, me të cilin të dy pilotët zyrtarë të “Dukati”-t, do të garojnë në 2021. “Emocionet që ndjeva, kur pashë “Dezmosediçin tim dhe kur vesha kostumin e ri, janë me të vërtetë të jashtëzakonshme, – ka thënë Xhek Miller. – M’u desh një rrugë e gjatë për të arritur deri këtu. Mezi pres të nis aventurën e re dhe të arrij rezultate të rëndësishme.”

Ndërsa Françesko Banjaja ka shprehur kënaqësinë dhe përgjegjësinë që do të ketë në drejtimin e këtij motori. “Do të jetë një sezon i rëndësishëm për mua, sepse për herë të parë, do të përfaqësoj ngjyrat e një skuadre zyrtare, – tha piloti i ri italian. – Të bëhesha pjesë e skuadrës zyrtare të “Dukati”-t, ka qenë gjithnjë ëndrra ime. Do të jap maksimumin për të mos zhgënjyer pritshmëritë.” Sezoni i Moto GP 2021, është parashikuar të nisë zyrtarisht në 5 mars 2021 në Katar.

Të fundit

Traktati i Antarktikut, marrëveshja e parë për kontrollin e armëve gjatë Luftës së Ftohtë

23 qershor 1961 Më 23 qershor 1961, në një nga momentet më simbolike të bashkëpunimit ndërkombëtar në një epokë të...

Kursi i këmbimit valutor, 23 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.5 lekë dhe do të shitet me 85.5 lekë. Euro do të...

Sot dita e pestë e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur deri më tani 437 kuti

Mëngjesin e kësaj të hëne do të rinisë sërish procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Kjo është...

Projekti i BE-së në Berat/ Rehabilitim i bregut të lumit Osum dhe Urës së Bilçës

Një projekt-investimi i madh i BE-së është përqendruar në Berat. Në qytetin e gurtë po ndërtohen ura të mirëfillta drejt së ardhmes turistike. Zyra e...

Sot sërish seancë plenare, tentativa e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 23 qershor në orën 11:00, për të tentuar për herë të 36-të konstituimin...

Lajme të tjera

Web TV