Reshjet e dëborës/ Manteli i bardhë mbulon vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat janë ulur ndjeshëm ditën e sotme në të gjithë vendin, duke u regjistruar temperature nën zero gradë.

Rreshjet e dëborës kanë zbardhur disa qytete, ku madje në disa zona janë krijuar edhe vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Pogradeci është një nga qytetet që është zbardhur mëngjesin e sotëm. Shëtitorja e qytetit është mbuluar nga dëbora përgjatë gjithë liqenit.

Korça gjithashtu është përfshirë nga rreshjet e dëborës, ku qarkullimi rekomandohet me zinxhir në Qafën e Qarrit, rrugën e Dardhës, Voskopojë.

Bulqiza është një tjetër qytet, ku janë rikthyer rreshjet e dëborës. Bulqiza është përfshirë nga rreshje të dendura dëbore, shoqëruar dhe me erëra të forta

Qyteti i Elbasanit dhe Librazhdit janë përfshirë gjithashtu nga reshjet e dendura të dëborës, ku bëhet me dije se rrugët janë të kalueshme me zinxhirë.

Edhe në kryeqytet metereologët kanë parashikuar që temperaturat do të shkojnë deri në -2 gradë dhe pritet të ketë rreshje dëbore.

Të fundit

Task Forcë për produktet bujqësore dhe blegtorale, nis fushata për formalizimin e tregut

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese për tatimpaguesit që merren me tregtimin e...

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Vatrat e zjarrit në malin Vastak vijojnë të jenë aktive, në fshatin Dukat, ndërsa kanë dalë jashtë kontrollit pavarësisht orëve të tëra përpjekjesh nga...

UFC në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump jep njoftimin e shumëpritur

Donald Trump ka njoftuar mbajtjen e një eventi të UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2026, si pjesë e programit të...

“Ç’borxh i kanë banorët e Thethit?” Prokuroria Shkodër reagon pas deklaratave të Ramës

Prokuroria e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht pas akuzave të kryeministrit Edi Rama kundrejt prokurores së këtij institucioni, Elsa Gjeli, lidhur me disa objekte ndërtimi...

Mbyllet tregu i Zdrales në Shkodër! “Na ofrojnë dyqane me 5 mijë euro metri”

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sot përpara Bashkisë, pas një njoftimi zyrtar nga Komuniteti Mysliman që u kërkon të lirojnë tregun brenda dy...

Lajme të tjera

Web TV