Moderatorja e njohur, Erjona Rusi, u shfaq sot në fillim të emisionit “Shqipëria Live” në një lidhje të drejtpërdrejtë. Kjo për shkak se dyshon se mund të jetë e infektuar me Covid-19.
“Më dhemb shumë koka dhe kam patur pak temperaturë. Më ethet që të premten në darkë, të dielën nisën më keq. Mund të jetë edhe grip i zakonshëm. Nuhatjen dhe shijen nuk e kam humbur.
Do ta mësoj nëse kam Covid apo jo, nuk mund të rikthehem në punë pa e ditur nëse jam e infektuar me Covid apo jo”, tha Erjona në fillim të puntatës së sotme.