Mbërrijnë 7020 vaksina Pfizer, gati kontrata edhe me Astrazeneca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbërritjen e 7020 vaksinava të Pfizer. Shefi i qeverisë bën me dijë se qeveria shqiptare do të sigurojë edhe një sasi dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.

Kanë mbërritur në Tiranë 7020 dozat e radhënës të vaksinave të siguruar nga Pfizer. Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili njoftoi se ka ardhur porosia e parë e vaksinave anti Covid 19. Kryeministri Edi Rama flet për një intensifikim të planit të vaksinimit. Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë, deklaron se sot (dje) nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca. “Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca”, shkruan Rama në Facebook.

Po ashtu, ai bën të ditur se aktivizohet edhe skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital. “Aktivizohet sot (dje) skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik”, shkruan Rama.

Nuk ka harruar të ironizojë edhe opozitën për marrjen e vaksinave antiCovid 19. “Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë!”, shkruan Rama në rrejtin social Facebook. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar edhe mbi të dhënat e testit të shpejtë.

Lexo edhe :  Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

“Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve. Vaksinimi, përveç stadiumit “Air Albania”, do të shtrihen dhe në dy qarqe, Vlorë dhe Shkodër.  Bëhet me dije se krahas mjekëve do të vaksinohen dhe të moshuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve.

Të fundit

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, Italia më e preferuara

Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera...

Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Nga David French Republikanët në Senat mund të jenë në prag të dorëzimit më të rëndësishëm ndaj Presidentit Trump deri më sot — dhe nuk...

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike,...

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në...

“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë...

Lajme të tjera

Web TV