Policia gjen mbetje njerëzish brenda një krokodili, që besohet të jenë të burrit 69-vjeçar

Autoritetet australiane të cilët po hetojnë zhdukjen e një peshkatari në Queensland, kanë gjetur mbetje njerëzish brenda një krokodili.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Andrew Heard, 69 vjeç, u nis të peshkonte pranë ishullit Hinchinbrook të enjten, por nuk u kthye.

Hetuesit që atëherë kanë gjetur mbetje njerëzore në zonë dhe brenda një krokodili 4 metra, tha policia.