“Shkel të drejtën e lëvizjes së lirë”/ Gjykata urdhëron heqjen e orës policore prej Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë në Hagë ka urdhëruar sot qeverinë holandeze se izolimi i natës për kufizimin e përhapjes së virusit duhet të ndalojë menjëherë, pasi shkel të drejtën e lëvizjes së lirë.

Gjykata tha se “ora policore” nga 21:00 deri në 04:30 e vendosur nga qeveria me anë të një ligji emergjence nuk është në fakt një “emergjencë akute”.

Vendimi ishte një fitore për grupin e aktivistëve Viruswaarheid (E vërteta e Virusit).

Kryeministri Mark Rutte ka nxitur njerëzit të zbatojnë rregullat e orës policore, edhe nëse ministrat të mos mundin të ndalojnë anullimin e saj.

Qeveria i kërkoi gjykatës të pezullojë vendimin e saj deri në dëgjimin e apelimit që do të mbahet në fund të javës. Ndërsa policia tha se është e përgatitur për të dyja skenaret.

“Ne nuk kishim menduar heqjen e orës policore pasi besojmë se është e nevojshme”, tha kryeministri Rutte, i cili e përshkroi vendimin si një pengesë. Ai shtoi se kabineti ka nisur të punojë për një ligj të ri kufizimesh të lëvizjeve, por kjo mund të kërkojë shumë kohë.

Ora policore po përdoret gjerësisht në Evropë për kufizimin e lëvizjeve. Masa në Holandë kishte hyrë në fuqi në 23 Janar, me qëllim kufizimin e lëvizjeve në orët e vona kryesisht mes të rinjve, por shkaktoi trazira të ashpra dhe përleshje me policinë në disa qytete. Holanda nuk kishte parë orë policore që pushtimit nazist në Luftën II Botërore.

Gjykata tha se frika nga varianti i ri i koronavirusit nuk është një argument i vlefshëm pasi sistemi shëndetësor vendas ishte shumë më tepër nën presion vitin e kaluar kur nuk zbatohej asnjë masë kufizimi.

Prandaj sipas gjykatësve izolimi shkelte lirinë e lëvizjes dhe të privatësisë, dhe kufizonte atë të grumbullimit.

Lexo edhe :  Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni...

Mediat vendase thonin se edhe vetë grupi i aktivistëve Virus Truth, u shfaqën të surprizuar nga vendimi. Një prej themeluesve të tyre, Willem Engel, tha nga studioja e tij e kërcimit në Rotterdam se bashkë me mëbshtetësit besojnë se qeveritë e të gjithë botës po përdorin përpjekjen kundër përhapjes së Covid-19 si një maskim për të kontrolluar qytetarët e tyre.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV