Thirrja e agjencisë franceze: Fikni telefonët 5G gjatë fluturimit, rrezikojnë avionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti francez i aviacionit civil (DGAC) ka thënë se gjenerata e re e telefonave Smart 5G mund të ndikojnë në sistemin e aeroplanëve gjatë fluturimit.

Prandaj, ky institucion rekomandon që telefonat e tillë të fiken gjatë fluturimit. “Përdorimi i pajisjeve 5G në aeroplan mund të rrezikojë apo të ndërhyjë në atë mënyrë që të bëhen gabime në leximin e lartësisë”, i tha AFP një zëdhënës i agjencisë. Agjencia tha se pajisjet e tilla mund të shkaktojnë gabime në sistemin e aeroplanit që është shumë i rëndësishëm gjatë uljes.

Prandaj thirrja e saj është që pajisjet 5G të fiken plotësisht ose të vendosen në “airplane mode” gjatë fluturimit. Për shumë kohë, shumica e vendeve kanë kërkuar që telefonat e mençur të fiken ose të vendosen në modalitetin e aeroplanit, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. DGAC gjithashtu tha se ka vendosur kushte për pozicionimin e stacioneve të rrjetit 5G në mënyrë që të kufizonte rreziqet e ndërhyrjeve gjatë uljes në aeroportet franceze.

Fuqia e këtyre stacioneve afër aeroporteve është e kufizuar, tha agjencia. Autoritetet kanë bërë testime duke filluar nga fundi i vitit të kaluar pasi në atë kohë operatorët e telekomunikacionit e morën lejen për të filluar shpërndarjen e shërbimeve 5G.

Të fundit

I dërguari palestinez në OKB: Sulmi në spital i paramenduar

Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte "i paramenduar", thotë ambasadori palestinez në OKB. "Sulmi i dytë...

Zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime...

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona...

Fatmir Mediu: Vetëm Berisha mund ta bashkojë PD

Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri...

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi i luftës në Ukrainë shihet...

Lajme të tjera

Web TV