Basketboll – Meshkuj, Shqipëria me dy fytyra loje, mundet 66-88 nga Qipro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuqezinjtë e trajnerit Afrim Bilali premtojnë në 20 minutat e para, por përmbysen në të dytat. Është mbyllur me një humbje me 22 pikë diferencë ndeshja e 5-të e Shqipërisë në kuadër të grupit A të Paraeliminatoreve të Botërorit të 2023-shit në basketboll për meshkuj. Në fakt, ka qenë një takim me dy fytyra ai i zhvilluar në Qipro përballë përfaqësueses vendase, pasi Kombëtarja kuqezi e koshit të meshkujve ka udhëhequr në dy pjesët e para, por është dorëzuar në dy të dytat, duke u mundur me shifrat 66-88.

Në fakt, ndeshja e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Plus, ka parë kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali që të luajnë më mirë në 10-minutëshin e parë dhe ta mbyllin atë në epërsi 22-18. Vendasit kanë reaguar në 10-minutëshin e dytë, duke e fituar atë 14-12, por është Shqipëria që shkon në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me rezultatin 34-32.

Megjithatë, Kombëtarja kuqezi është zbërdhylur në dy 10-minutëshat e dytë, teksa qipriotët e mbizotërojnë lojën plotësisht, duke përmbysur gjithçka dhe duke fituar me një epërsi bindëse. Kështu 10-minutëshi i 3-të ka parë skuadrën vendase të realizojë 26 pikë, kundrejt 15 pikëve të kuqezinjve dhe, pas një gjysmë ore loje, shifrat ishin 58-49 në favor të Qipros.

10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka qenë edhe më bindës për qipriotët, që e fitojnë atë 30-17 dhe gjithë ndeshjen 88-66, duke u hakmarrë kështu për atë humbje 64-71 të pësuar para një viti në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit. Shqipëria zbret kështu në vendin e fundit të renditjes së grupit, me 6 pikë, po aq sa ka edhe Qipro, ndërsa në takimin e fundit, që luhet të shtunën po në ishullin mesdhetar, kuqezinjtë e Bilalit përballen me Bjellorusinë.

Të fundit

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Lajme të tjera

Web TV