Pas dy fitoresh të vështira, Majlinda Kelmendi merr medaljen e bronztë në kampionatin e xhudos në Tel Aviv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Majlinda Kelmendi e ka mbyllur në vendin e tretë turneun e xhudos, të zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit. Xhudistja nga Peja mori dy fitore të vështira, duke arritur në gjysmëfinale ndaj britanikes, Chelsea Giles.

Kjo e fundit e surprizoi kampionen olimpike dhe e mundi, duke siguruar kalimin në finale. Pas eliminimit, Kelmendi do duhej të zhvillonte ndeshjen për medaljen e bronztë ndaj belges, Charline Van Snick.

Kjo e fundit nuk u paraqit në këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi, duke i dhuruar fitoren në tavolinë Kelmendit, e cila del e treta në këtë turne, teksa në fillim të kompeticionit pretendonte medaljen e artë.

Kosovën në Grand Slamin e Tel Avivit të premten e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Të fundit

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për...

Bie Bitcoin! Gjendja e kriptomonedhave pëson ndryshime

Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut. Bitcoin ra në 113,500...

Çim Peka “harron” Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku nuk është kursyer të flasë...

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të Maliqit. Adoleshenti u qëllua me...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

Lajme të tjera

Web TV