Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla teksa u ndal në një familje në Elbasan ka takuar edhe zyshë Marjanën, e cila e ka mbajtur në krahë 40 vite më parë kur ishte 3 vjeç.
“Teksa trokasim në dyert e shtëpive mikpritëse elbasanase, supriza më e bukur ishte për mua ishte të takoja zyshë Marjanën, e cila si moshatare dhe kolege me prindërit e mi më ka mbajtur në krahë 40 vite më parë kur unë isha 3-4 vjeç”, shkruan Balla.
Balla gjithashtu ka shprehur mirënjohjen ndaj mësueseve elbasanase që kanë dhënë një kontribut të vyer në edukimin e shumë brezave.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Elbasan – Teksa trokasim në dyert e shtëpive mikpritëse elbasanase, supriza më e bukur ishte për mua ishte të takoja zyshë Marjanën e cila si moshatare dhe kolege me prindërit e mi më ka mbajtur në krahë 40 vite më parë kur unë isha 3-4 vjeç. Mirënjohje mësueseve elbasanase që kanë dhënë një kontribut të vyer në edukimin e shumë brezave.