Vrasja e Shkëlzen Kastratit, identifikohen 4 autorët dhe shpallen në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Identifikohen autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier, ngjarje e ndodhur më 1 shkurt të këtij vitit.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim: Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa 29 vjeç, banues në Fushë Krujë, Elson Xhecuka 27 vjeç banues në Kamzë, Silvio alias Roland Cara 39 vjeç, banues në Tiranë.

Policia njofton se ata janë shpallur në kërkim kombëtar, ndërsa po punohet për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier, në koordinimin nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.

Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

A. Z., 37 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë;

E. Xh., 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;

S. alias R. C., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.

Lexo edhe :  Banka më e vjetër e Turqisë, gati të hyjë në tregun shqiptar

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.

Të fundit

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

U bllokua nga serbët, rihapet rruga në pikën kufitare në Merdarë

Rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë. Qendra e Menaxhimit Kufitar...

Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

YLLI PATA Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Lajme të tjera

Web TV