Rasti i parë në botë, “kirurgu robot” heq tumorin e veshkës ndërsa pacientja ishte zgjuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tumor në veshkë është hequr nga një “kirurg robot”, ndërsa pacientja ishte zgjuar. Ky, sipas mediave italiane është rasti i parë në botë, i ndodhur në Torino të Italisë.

Siç bëhet e ditur më tej, operacioni novator u krye të mërkurën në departamentin e urologjisë në Spitalit Molinette.

Aty, shkruan ANSA, është përdorur sistemi robot Da Vinci dhe teknologjitë inovative të rindërtimit të imazhit 3-D, thanë mjekët. “Tumori malinj u hoq dhe veshka u shpëtua”, citohet të kenë thënë ata.

Ndërkohë, mediat thonë se pacientja, që ishte një grua 62-vjeçare, e cila tashmë kishte fituar betejën me një tjetër kancer të mushkërive vite më parë, ishte në rrezik të një operacioni të suksesshëm për shkak të problemeve të frymëmarrjes.

“Unë isha vizituar në qendra të ndryshme italiane të ekselencës, ku ata më thanë se e vetmja terapi ishte heqja e masës. Por anesteziologët më ofruan një rrezik 80% për të mos u zgjuar nga operacioni. Dhe kështu u ktheva te Molinette”, tha gruaja disa ditë pas operacionit.

Në kohën e operacionit, masa kishte kaluar 5 centimetra, duke komplikuar më tej rreziqet e operacionit.

“Kur shqyrtova dokumentacionin, menjëherë i thashë pacientit se çështja ishte jashtëzakonisht komplekse”, shpjegoi Profesor Paolo Gontero, drejtor i Universitetit të Urologjisë në spitalin Molinette, i cili kreu operacionin së bashku me mjekët Marco Oderda dhe Giorgio Calleris.

Pacientja ishte në gjendje të ndiqte fazat e ndryshme të ndërhyrjes që u zhvilluan në dy orë kohë përmes robotit. Dhe në fund, tumori malinj u hoq plotësisht duke kursyer veshkën.

“Faleminderit që më dhuruat një jetë të dytë”, kishte thënë pacientja në fund, duke shpërthyer në lot gëzimi.

Të fundit

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë...

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi botimin “Karakteristikat e...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Lajme të tjera

Web TV