Stuhitë e mëdha dimërore/ Vonesat në shpërndarje kanë pezulluar gjithë përpjekjet e vaksinimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhi të mëdha dimërore, i ftohti ekstrem dhe ndërprerja e energjisë elektrike detyruan mbylljen e më shumë se 2 mijë qendrave të vaksinimit dhe vonuan shpërndarjen e 6 milionë dozave të vaksinës në 50 shtetet amerikane gjatë kësaj jave, tha këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Andy Slavitt gjatë një konference shtypi.

Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara u përfshi nga moti ekstrem gjatë javës së fundit. Reshtje të mëdha dëbore dhe temperatura të ftohta si rallë më parë goditën Oklahomën dhe Arkansasin si dhe shkaktuan ndërprerje energjie në Teksas.

Stuhitë u bënë pengesë në përpjekjet e administratës së Presidentit Biden për shpërndarjen e vaksinave. Në fillim të muajit, më shumë se 1.5 milion doza po shpërndaheshin mesatarisht në ditë.

Moti i ashpër bëri që Presidenti Biden të shtynte vizitën nga e enjtja në të premten në Kalamazu të shtetit Miçigan, për të parë nga afër fabrikën e kompanisë Pfizer që prodhon vaksinat kundër koronavirusit.

Moti po përmirësohet dhe po rifillon me ritmet e mëparshme dërgimi i vaksinave me 1.4 milionë doza vetëm të premten, tha zoti Slavitt.

Dje u mbush një vit që kur Italia u bë vendi i parë jashtë kontinentit aziatik që konfirmonte një rast me koronavirus.

Më 20 shkurt 2020, mjekët në Itali diagnostifikuan një 38 vjeçar nga Kodonjo me vurisin që sapo ishte identifikuar.

Disa orë më pas, një 77 vjeçar nga rajoni i Venetos vdiq duke u bërë viktima e parë e COVID-it në Perëndim dhe duke treguar se sëmundja kishte filluar të përhapej në komunitet.

Deri tani kjo sëmundje ka lënë mbi 2.4 milionë viktima në shkallë globale dhe ka infektuar mbi 111 milionë të tjerë.

Pasi mbarë bota u vu nën masa të papara izolimi për të futur nën kontroll përhapjen e virusit, shpresa kryesore ishte tek zhvillimi i vaksinave që u realizua në kohë rekord, më pak se një vit nga identifikimi i patogjenit.

Lexo edhe :  Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

Por në mbarë botën vendet po ndeshin vështirësi në vaksinimin e shpejtë të popullsisë, Probleme të ndryshme janë shfaqur në ciklet e prodhimit që kanë rezultuar në ritme më të ulëta imunizimesh se parashikimet.

Autoritetet në Nju Jork kanë njoftuar se kanë aktualisht më pak se 1000 doza vaksine në disponim.

“Vonesat në shpërndarje kanë pezulluar gjithë përpjekjet e vaksinimit,” tha përmes një postimi të shtunën në Twitter Avery Cohen, zëdhënëse për kryebashkiakun e Nju Jorkut, Bill De Blasio.

Problemet në linjat e prodhimit janë komplikuar edhe nga bllokimi i rrugëve dhe rëndimi i linjave të transportit nga stuhia e rëndë dimërore që ka prekur një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë ka prova në rritje se vaksinat janë të suksesshme për të luftuar pandeminë.

Sipas autoriteteve në Izrael, për ata që bënë të dyja dozat e vaksinës së Pfizer-BioNTech, rreziku për t’u sëmurur nga COVID-19 ra 98.5% ndërsa rreziku për simptoma të rënda që kërkojnë shtrim në spital ra 98.9%.

Ministria izraelite e Shëndetësisë përpiloi të dhëna të mbledhura më 13 shkurt nga 1.7 milionë izraelitë që ishin vaksinuar deri më datën 30 janar. Periudha dy javëshe që nga vaksinimi deri në mbledhjen e të dhënave i jep mundësi organizmit të krijojë antitrupat që luftojnë virusin.

Në Izrael janë vaksinuar deri tani afro gjysma e popullatës prej 9.3 milionë vetësh. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se brenda dy javëve të ardhshme do të jenë vaksinuar 95% e personave mbi 50 vjeç.

Të fundit

Akuza për shpifje ndaj Vilma Nushit, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

Deputetja Albana Vokshi është shpallur e pafajshme për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi. Përmes avokatit, Nushi kërkoi 3 milionë lekë...

Kush vendos brenda Hamasit? Përplasjet që po pengojnë marrëveshjen për armëpushim

Brenda Hamasit po zhvillohet një betejë e ashpër për drejtimin dhe për vendimet strategjike lidhur me një marrëveshje të mundshme për armëpushim dhe për të ardhmen...

Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më uruan amerikanët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet...

Zgjimi kulturor: “Miss Congeniality” më ndihmoi të shpëtoja jetën e shokut 

Një skenë nga filmi i vitit 2000 me Sandra Bullock më dha guximin të ndërhyja në një moment kritik – dhe përfundimisht më çoi...

Manjani për sherrin Lapaj-Shabani: Këta duan dy sisteme, një ta çash e një ta mbash…

Ylli Manjani ka komentuar debatin Lapaj-Shabani, për mandatin e deputetit të vetëm që fitoi koalicioni i tyre në 11 maj. Postimi i Manjanit “Të rinjtë” duan...

Lajme të tjera

Web TV