Sekuestrohen 146 kg kanabis të fshehura në karrocerinë e një kamioni, arrestohet shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lënda narkotike ishte fshehur në tabanin e një karrocerisë së një kamioni me targa bullgare,pak përpara se të hipte në tragetin e linjës Igumenica-Brindizi.

Dy drejtuesit e kamionit,të dy shtetas grekë,njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare nga fieri,u arrestuan.

Sipas policisë greke,lënda narkotike ishte ngarkuar në Greqi dhe kishte destinacion Belgjikën.

Ende nuk dihen pritësit e saj,ndërsa dy shoferët thanë se nuk kishin dijeni për ngarkesën,por autoritete thonë se ishin në dijeni të tentativës për transportin e lëndës narkotike prej organizatës, anëtarë të së cilës dyshohet se janë dy të arrestuarit.

Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie,kurse në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamioni, 4 celularë dhe një shumë të hollash.

Për gjetjen e drogës,u përdorën qen të departamentit të anti drogës se Epirit.

Të fundit

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të...

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas...

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

Lajme të tjera

Web TV