Rizgjedhja e Gravinës në krye të Federatës Italiane, Duka i dërgon mesazhi urimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gabriele Gravina është rizgjedhur sot si President i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për një mandat tjetër. Me këtë rast presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij italian, që zgjidhet për herë të dytë në këtë post të rëndësishëm. Në letrën e tij, Presidenti Duka i shpreh urimet më të përzemërta Gravinës dhe shpreh bindjen se rizgjedhja e tij do të vazhdojë të sjellë zhvillime të mëtejshme për Federatën Italiane të Futbollit, ndërsa thekson se bashkëpunimi mes dy federatave do të bazohet në solidaritet për të mirën e futbollit.

“I dashur z. President, i dashur Gabriele! – shkruan kreu i FSHF-së në mesazhin e tij. – Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në emrin tim, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e rizgjedhjes tuaj si President i Federatës Italiane të Futbollit. Unë jam i bindur se rizgjedhja juaj do të vazhdojë të sjellë zhvillime të mëtejshme për Federatën Italiane të Futbollit, dhe dëshiroj t’ju uroj shumë suksese juve dhe kolegëve tuaj. Shfrytëzoj këtë rast për të theksuar se besoj shumë që bashkëpunimi ynë do të bazohet në solidaritet për të mirën e futbollit.”

Edhe një herë më lejoni t’ju uroj suksese të mëdha dhe të konfirmoj të gjithë mbështetjen tonë për Ju dhe për Federatën Italiane të Futbollit. Shpresoj që së shpejti të takohem me ju”, – përfundon letra e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dërguar kreut të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Të fundit

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës –...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Lajme të tjera

Web TV