Moto GP, Njeto: Miller e Banjaja, zgjedhje të mençura të “Dukati”-t për sezonin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Dukati” ka bërë zgjedhjet e duhura, përsa i përket dy pilotëve me të cilët do të konkurrojë këtë sezon. Kështu është shprehur Fonsi Njeto, trajneri i Millerit dhe Banjajës, të cilët këtë sezon nuk do të konkurrojnë më për skuadrën kliente të “Pramak”-ut. Deri tani janë bërë disa prezantime të ekipeve pjesëmarrëse në Moto GP. E ndoshta ai që ka shkaktuar më shumë ngazëllim deri më tani, është ai i ekipit zyrtar të rinovuar “Dukati”, me Xhek Millerin dhe Françesko Banjaja si dyshja e re e pilotëve.
Fonsi Nieto ka punuar me të dy pilotët, në vitet e fundit në skuadrën kliente të “Dukati”-t, “Pramak”-un, si trajner dhe nuk është i befasuar nga angazhimi ndaj tyre i skuadrës nga Borgo Panigale. “Ata janë dy pilotë shumë të talentuar, – tha veterani spanjoll. –Milleri tregoi vitin e kaluar për çfarë është i aftë dhe Banjaja, edhe pse ishte shumë i pafat, kur kishte rastin gjithashtu tregoi se mund të ishte atje. Basti i “Dukati”-t është shumë, shumë i suksesshëm. Unë mendoj se cikli i Doviziosos, kishte përfunduar para se të fillonte që vitin e kaluar.”
“Ndaj një epokë e re, me vizione të reja, si për inxhinierët, pilotët, madje edhe për tifozët, është një bast super i mençur”, – shton Njeto, i cili thotë se do të jetë e vështirë për “Dukati”-n, të përcaktojë se cili do të jetë piloti numër 1, pasi të dy konkurrentët janë tepër të fortë. “Do të jetë shumë e vështirë për të përcaktuar se cili do të jetë piloti numër 1, – pohon ai. – Unë i shoh të dy me të njëjtat mundësi. Unë kam punuar me ta për një kohë të gjatë dhe është shumë e vështirë për mua të zgjedh një. Ata janë dy pilotë shumë të talentuar.”
“Milleri është i aftë për gjithçka dhe unë pres që ta shoh duke luftuar me Mark Markezin, gjithashtu edhe për “Pekon””, – shton Njeto, i cili e shikon edhe këtë sezon të paparashikueshëm. Ai thekson faktin se nëse “Michelin” ka bërë një punë të mirë me gomat, atëherë mund të shihen gjëra të ndryshme. Gjithashtu, ai e pranon se Mark Markezi është kundërshtari për t’u mundur. “Kur Márkezi është mirë, ai është gjithmonë rivali për t’u mposhtur, por nëse nuk është në formë të mirë, atëherë do të jetë Joan Miri rivali për t’u mposhtur”, – ka përfunduar Fonsi Njeto.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV