Kupa e Shqipërisë/ Përvijohen 4 betejat e çerekfinaleve, ka dy duele të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hidhet shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia “peshkon” Korabin, Laçi dhe Partizani, por edhe Teuta dhe Kukësi “përplasin brirët”, teksa më të bukur e bën fakti se do të luhen vetëm me një takim. Edhe kjo fazë do të jetë me vetëm një ndeshje, teksa të katërta sfidat janë parashikuar për t’u luajtur më 17 mars. Kështu, na pret padyshim një fazë çerekfinale me shumë emocione. Është hedhur paraditen e të mërkurës shorti për çerekfinalet e veprimtarisë së dytë të futbollit në vend, Kupës së Shqipërisë, për edicionin 2020-2021.

Ky short u zhvillua në mjediset e Stadiumit “Arena Kombëtare”, në sallën e konferencave për shtyp dhe ishte i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë COVID-19. Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia. Nga shorti u përcaktuan katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars. Goglat i kanë buzëqeshur kryesueses së renditjes së Kategorisë Superiore, Vllaznisë.

Shkodranët kanë “peshkuar” Korabin, që militon në Kategorinë e Parë. Përballje tepër interesante pritet të jenë ato mes Laçit dhe Partizanit, Teutës dhe Kukësit si dhe Dinamo-Skënderbeu. Siç është bërë tashmë e ditur skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje. Sezonin e shkuar ishin durrsakët që ngritën trofeun, ndërsa këtë sezon disa skuadra të mëdha nuk janë në lojë. Bylisi, Tirana, Kastrioti dhe Apolonia janë katër skuadrat e Superiores që nuk janë pjesë e këtij kompeticioni.

KUPA E SHQIPËRISË:

Shorti i çerekfinaleve:

LAÇI – PARTIZANI
VLLAZNIA – KORABI
TEUTA – KUKËSI
DINAMO – SKËNDERBEU

Të fundit

Presion ndaj Trump, kërkesa e demokratëve në SHBA: Të publikohen dosjet Epstein

Demokratët në SHBA kanë ndërmarrë një hap të pazakontë për të detyruar ish-presidentin Donald Trump të publikojë dosjet e...

Parku Kombëtar i Vjosës/ Jo më depozitime mbetjesh buzë lumit

Në kuadër të projekteve për zhvillimin dhe mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Vjosës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, inspektoi sot punimet në...

“Turp që Flamur Noka është nr.2 i PD”/ Dash Sula nuk i kursen demokratët

Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar sot në një emision, ku foli për ndarjen e tij nga Partia Demokratike por dhe për zhvillimet brenda...

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’

Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11 majit, për të gënjyer Departamentin...

Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

Rama ka pasur jo pak çaste të ulëta dhe kulminante në jetën e tij, të cilat e kanë shndërruar nga një figurë sportive, në...

Lajme të tjera

Web TV