Ushtria amerikane i dhuron 29 hamera ushtarake Forcave të Armatosura të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

29 hamera ushtarakë do i shtohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë si një dhuratë nga SHBA. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Ambasada Amerikane njofton se mjetet e blinduara mbërritën ditën e sotme në portin e Durrësit.

“Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n” – shkruan Ambasada Amerikane.

Ndërkohë në 26 prill në vendin tonë do të fillojë një stërvitje ushtarake nën udhëheqjen e ushtrisë amerikane ku do të marrin pjesë mijëra ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s.

Trupat do të zbarkojnë në Shqipëri në 25 prill ku ndër të tjera do jenë dhe 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot dhe 1000 automjete joluftarake.

Të fundit

6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

Një mjek në Gaza thotë se palestinezët “nuk janë afër urisë, po e përjetojmë atë” , duke e përshkruar...

Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka...

“Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar”, qeveria vijon me ultimatumet

Bizneset të cilat janë të lokalizuara pranë akseve kombëtare duke mos respektuar distancën e sigurisë nga rruga, do të kenë 7 ditë kohë duke...

Lista: Kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë?

Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë, me një vlerësim marramendës prej 279.7 milionë euro, sipas analizës së fundit nga 'Football...

Pato i jep lamtumirën futbollit, legjenda do jetë “baba full time”

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milanit, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Në një intervistë rrëfyese për “Gazzetta dello Sport”, braziliani flet me...

Lajme të tjera

Web TV