Iu vidhte energjinë elektrike komshinjve dhe kultivonte kanabis/ Policia britanike dënon  shqiptarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oficerët e policisë në Britani kanë dënuar shqiptarin Agim Pashaj, me 27 muaj burg, pasi u arrestua në një banes ku kultivonte kanabis.

Sipas mediave të huaja, shqiptari u gjend në kuzhinën e një shtëpie në Tooker Road, Rotherham. Prokurorja Laura Marshall ka thënë ati u zbuluan 22 kg drogë, me vlerë 220,520 euro, ku prodhim vjetor ishte 100 kg.

Dyshimet për të kishin nisur pasi banorët u ankuan për energji të ulët dhe kompanitë zbuluan se ai ishte duke vjedhur energji.

Në dëshminë e tij Pashaj ka thënë se  është detyruar të bëj një punë të till vetëm nga kushtet ekonomike, pasi nuk kishte dhe mundësi të kthehej në shtëpi.

“Unë e gjeta veten të mbërthyer në Mbretërinë e Bashkuar pasi nuk kisha para të mjaftueshme për të udhëtuar në shtëpi në Shqipëri. Kufizimet rreth Covid-19 më bënë të luftoja për të gjetur punë. Mua më ofruan strehim dhe ushqim në këmbim të kujdesit për bimët. Ai konfirmoi se nuk ishte trafikuar ose detyruar,”-ka thënë ai.

Mësohet, se ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe se kishte qenë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme për 15 muaj. Pashaj, 49 vjeç, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit më 4 janar.  Ditën e sotme gjyqtari Michael Slater e dënoi atë me 27 muaj burg.

Të fundit

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Ilir Proda vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e...

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, Athina kundër Izraealit

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas dhe ambasadori izraelit në Greqi, Noam Katz janë përplasur ashpër në distancës, pasi ky i fundit e...

Pogradec, më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar!

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të treta. Klima e freskët buzë liqenit...

Lajme të tjera

Web TV