Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ku mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C. 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.