“Kosh mbeturinash dhe shërbyese e terroristëve muxhahedinë”, Irani reagon ashpër ndaj Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vërejtjet e Shqipërisë për Iranin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, nuk kanë kaluar pa përgjigje nga Republika Islamike.

Zëvendës-shefi i Gjyqësorit në Iran, Ali Baqeri Kani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Tiranës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, shtetet që kanë të kaluar të errët sa i përket dhunimit të të drejtave të njeriut, nuk kanë të drejtë të flasin për shtetet e tjera mbi këtë çështje.

“Shtetet e Bashkuara: Enciklopedi e historisë së terrorizmit, Gjermania: pastruese profesionale e terrorizmit, armët kimike të së cilës ende vrasin veteranë në Iran, Shqipëria: kosh mbeturinash dhe shërbyese e terroristëve (muxhahedinët) që kanë martirizuar 17 mijë iranianë të pafajshëm”, shkruan zyrtari iranian në rrjetet sociale.

Ali Baqeri Kani kritikon Shqipërinë për strehimin e mijërave muxhahedinëve duke theksuar se Tirana ishte në dijeni të akteve të tyre të terrorit, të cilat janë dokumentuar edhe në organizatat ndërkombëtare.

Reagimi i Teheranit erdhi pas kritikave që përfaqësuesit e SHBA-së, Gjermanisë dhe Shqipërisë bënë në OKB mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran.

Që pas strehimit të muxhahedinëve, grup rival i udhëheqjes në Teheran, marrëdhëniet mes dy vendeve janë shoqëruar me deklarata të ashpra, ku Shqipëria është cilësuar edhe si “shtet i së keqes” nga lideri suprem i Irani, Ajatollah Ali Khamenei.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV