Balla takim me gra dhe vajza në Prrenjas: Nuk besoj që ka një nënë apo vajzë në Prrenjas që mund t’ja besojë votën Monika Kryemadhit apo Gaz Bardhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi të ngushtë me gra e vajza të Prrenjasit Drejtuesi Politik i PS për Elbasanin Taulant Balla vuri theksin tek shqetësimi kryesor i çdo familje.  

Balla tha se pas 30 vitesh në Prrenjas u hap një njësi prodhuese dhe qindra gra u punësuan.

“Ne arritëm t’i qëndrojmë angazhimit që i vumë vetes para 4 vitesh lidhur me nisjen e një njësie prodhuese në Prrenjas.  

U deshën 30 vjet që të kishim në Prrenjas një njësi prodhuese dhe këtë e kemi. Synojmë që këtë model ta zgjerojmë edhe në sektorë të tjerë.  

Sot kemi 180 gra që punojnë dhe marrin një pagë të mirë. Këtu vijnë edhe zonja nga Lini i Pogradecit që vijnë punojnë këtu.  

Këto janë fillime të mbara të punëve të mira që Partia Socialiste ka bërë në Prrenjas.” 

Balla shprehu bindjen se Prrenjasi, që ka provuar drejtimin lokal nga PD e LSI, e dallon shumë mirë ndryshimin në 1 vit e gjysëm drejtim nga Partia Socialiste:.

“Prrenjasi i ka provuar edhe PD edhe LSI në drejtimin vendor. Ne këtu qeverisim prej një viti e gjysëm. Populli i Prrenjasit di ta bëjë diferencën. Unë nuk besoj që ka një nënë apo vajzë në Prrenjas që mund t’ja besojë votën Monika Kryemadhit.  
Shqiptarët i njohin kush janë dy familjet që e kanë marrë Shqipërinë peng këto 30 vite. Mjaft më! 
A mundet të besojë dikush se Monika Kryemadhi apo Gaz Bardhi mund të bëjnë diçka për Prrenjasin?”

Të fundit

E rallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli, habiten shkencëtarët

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është...

Varrezat e makinave nuk do të lejohen më, ja çfarë ka planifikuar Qeveria

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj. “Tjetra...

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy të miturit dyshohet se kanë...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Lajme të tjera

Web TV