Mbanin silenciator e minë të telekomanduar, burg djemve nga Fushë-Kruja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermal Zalla dhe Edmir Albrahimi, përkatësisht 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për shkak se dy ditë më parë u kapën me armë zjarri të pajisur me silenciator si dhe me një celular model i vjetër që përdorej për shpërthime në distancë.

Bëhet me dije se numri serial i silenciatorit dhe i pistoletës ishin fshirë plotësisht. Ndërkohë sipas policisë këta dy të rinj do të kryenin një vrasje. Dy të arrestuarit u kapën më 28 janar në Tiranë ndërsa fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Ata janë larguar me shpejtësi më automjetin e tyre tip BMW duke hedhur në anë të rrugës një pistoletë me silenciator dhe një celular që dyshohet se do të përdorej për shpërthime ne distancë.

Policia doli zyrtarisht me një reagim duke bërë me dije se dy të rinjtë nga Fushë Kruja u vunë në prangat e policisë së Tiranës mbrëmjen e të martës, 28 janar. Ata po qarkullonin me armë zjarri me silenciator me vete dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar. Pas ndjekjes nga forcat e policisë, 24-vjeçari  Edmir Albrahimi dhe 29-vjeçari Ermal Zalla përfunduan në pranga.

Drejtuesi i automjetit, kur ka parë se po ndiqej nga policia ka hedhur nga dritarja e makinës armën e zjarrit, pistoletë me silenciator, si dhe një aparat celular që përdoret për shpërthime në distancë. Policia ka bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe të dy personave që udhëtonin.

Në vendngjarje grupi hetimor gjati dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një silenciator, 13 fishekë luftarak dhe një aparat celular që dyshohej se do përdorej për shpërthim të lëndës eksplozive në distancë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë me dije se policia ka dyshime të arsyeshme se dy djemtë ka qenë duke udhëtuar për në Tiranë për të kryer ndonjë vrasje. Por ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete për çështjen e ndonjë akti që duhet të kenë qenë pajtuar për të kryer. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Dubai do sjellë sot në pranga Denis Bajrin e ‘Metamorfozës’, i

 

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV