Qëlloi me armë drejt një makine në Shijak, kapet autori dhe shpallet në kërkim shoku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shijak, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një makine tip “Benz”. Ngjarja ndodhi në Maminas. Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta, A. D., 27 vjeç, dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz” me drejtues A. D., 38 vjeç.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Policia rrethoi zonën duke arrestuar 27-vjeçarin, ndërsa në kërkim është shoku i tij, B. D. 28 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, që akuzohen për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Policia thotë se vijon krehjen e zonës për gjetjen dhe administrimin si provë materiale të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se i riu ka qëlluar në drejtim të mjetit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Të fundit

Partia e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

Partia Social-Demokrate ka kërkuar që të djegë listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. Burime bëjnë me dije se PSD...

Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon të dyshuarit për gjykim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një nga skemat më të mëdha të mashtrimit financiar të...

Opera e Qendrës “Kennedy” shumë shpejt do marrë emrin e Melania Trump

Komisioni i Buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA miratoi të martën një propozim për të riemërtuar sallën e operas në Qendrën “Kennedy” në...

Ish-futbollisti i Milanit përbuz Lamine Jamal: Është i padurueshëm

Ish-futbollisti i Milanit, Adil Rami ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër Lamine Jamal. Ai nuk e ka fshehur përbuzjen e tij për yllin e...

Epstein, edhe në dasmën e Trump/ CNN nxjerr pamjet, acarohet Presidenti: Po bëni shaka?!

Artikull i CNN, përshtatur në shqip Pamje dhe foto të reja arkivore kanë hedhur dritë mbi marrëdhënien e dikurshme mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe...

Lajme të tjera

Web TV