Ulen ndjeshëm temperaturat gjatë paradites, si do të jetë moti sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë. Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Por mesdita sjell largim të vranësirave duke bërë që kushtet e motit të qëndrueshëm të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat termike nga -5°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi verilindor ndërsa në det dallgëzimi do të ngjitet deri në 4 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime dominojnë deri pas mesditës në territorin e Kosovës. Por pasditja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas hershme, ku më të shpeshta janë në zonat perëndimore. Por mesdita dhe pasditja kthjellojnë motin në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Vranësirat e dendura dhe reshje të dendura dëbore janë paraqitur vendet Nordike dhe Europa lindore. Po ashtu me reshje shiu mbetet edhe qendra dhe pjesërisht Europa jugore.

Ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë në Brigjet e Egjeut, Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Ballkanin.

Të fundit

Video/ Karkaleci i afrohet te qafa, Jennifer Lopez bëhet virale në rrjet me reagimin!

Një moment i papritur gjatë koncertit të Jennifer Lopez në Almaty tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u bë...

Fotot e projektit, si do të jetë Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë foto të projektit për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai thotë se ky projekt vjen...

Surpriza emocionuese e Arbanës për babain në dasmën e vëllait, lë të gjithë pa fjalë

Familja e moderatores së njohur Arbana Osmani ka përjetuar një ditë të paharrueshme, e mbushur me gëzim dhe emocione, në dasmën e vëllait të...

374,8 milionë lekë për të transformuar hyrjen Shirokë–Shkodër, FSZH hap tenderin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifikojë zonën...

Ishte duke notuar, humb jetën pushuesi në Divjakë

Një pushues në Divjakë ka humbur jetën duke notuar në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Viktima është 70-vjeçari Vangjel Thomai nga Lushnja. Dyshohet që i ndjeri...

Lajme të tjera

Web TV