Mjekja Gjorgjina Kuli: Nga fillimi i pandemisë deri tani janë prekur 3500 fëmijë, 5% kanë paraqitur komplikacione

Mjekja pediatre, Gjeorgjina Kuli (Lito) gjatë konferencës për media të Komitetit të Ekspertëve u shpreh se nga fillimi i pademisë deri më tani janë prekur me Covid-19 3500 fëmijë, nga të cilët 5% kanë shfaqur komplikacione.

“Të regjistruar që nga fillimi i epidemisë kemi rreth 3500 raste pediatrike pozitive prej të cilëve vetëm 5% kanë kërkuar ndihmë spitalore, pra që kanë paraqitur komplikacione të aparatit respirator apo komplikacionin e përshkruar dhe në vende të tjera të botës siç është përgjigje inflamatore multisistemike. Kemi kapacitete të lira për hospitalizimin e fëmijëve në qoftë se do të jetë e nevojshme dhe po kështu skenarë në vazhdimësi për të ndihmuar në raste të kërkesës së rritur për hospitalizim. Rastet e fataliteteve tek fëmijët mbeten në shifrën e një rasti që është raportuar”, tha ajo.

/fjala.al