Disiplina ndëshkon Presidentin e Bylisit, Besnik Kapllanaj dënohet me 8 ndeshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besnik Kapllanaj ndëshkohet me 8 ndeshje, gjobitet klubi ballshiot, paralajmërohet Vllaznia. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i mbledhur të enjten, ka patur një vëllim të madh çështjesh për të shqyrtuar, pasi janë marrë vendime për plot 25 raste që kanë ndodhur në të gjitha nivelet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kampionateve të grupmoshave, por edhe minifutbollit.

Midis këtyre vendimeve, spikati ndëshkimi i presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë Kodit të Disiplinës Sportive, atij i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës. Po kështu, edhe KF Bylis, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin e ndeshjes, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.

Edhe KF Vllaznia paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF. Ndërkohë, edhe zyrtari i KF Pogradeci, Adrian Abazaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Ashtu sikundër janë ndëshkuar me të njëjtën masë disiplinore, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, edhe lojtari i Flamurtarit, Krenvioll Kreshpa, lojtari i Tomorit, Ervis Caco. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e së enjtes, ka ndëshkuar edhe një numër shkeljesh në veprimtaritë e moshave, ndërsa ka vendosur edhe pranimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhjes, Edmond Hoxha, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Lojtari vendoset në provë për një afat 6-mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 11.03.2021
Share:

Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

KF Bylis, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 63, 64/1 dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Zyrtari i KF Pogradeci, Adrian Abazaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Flamurtari FC, Krenvioll Kreshpa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Tomori, Ervis Caco, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Brians U-17, Klodian Pjetri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Flamurtari FC U-19, Dhimitër Goxhaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Football Republic U-19, Kristian Dhembi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15, midis KF Luftëtari dhe Studenti. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.

Lexo edhe :  Natë makthi për Neymar/ Santos pëson humbje të rëndë, edhe tifozët i kthejnë shpinën

FK Skrapari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
Lojtari i SHS Albpetrol, Behar Balla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Naftëtari, Ardjan Gega, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Egnatia U-17, Orgito Aliu, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Egnatia U-17, Aleksandër Ibraliu, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Egnatia U-17, Leonardo Gega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Egnatia U-17, Alesio Tosku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Bylis U-17, Kristi Merkaj, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Football Republic U-17, Marselo Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Butrinti, Luciano Qurku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Tirana B U-19, Xhuliano Markoci, për sjellje josportive dhe pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Lushnja U-17, Ronado Bufazi, për dhunë ndaj kundërshtarëve dhe për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Lushnja U-17, Enea Elezi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prestige, për rishikimin e vendimit nr. 21, datë03.2021 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Pas paraqitjes së fakteve dhe provave të reja, në bazë të nenit 108 të KDS, pika 6 e vendimit nr. 21, datë 02.03.2021 të Komisionit të

Disiplinës dhe Etikës ndryshohet si më poshtë:
Urdhërohet riluajtja e pjesës së mbetur të ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 midis Prestige kundër Çamëria, me të njëjtin rezultat që ishte në fuqi deri në momentin e ndërprerjes përfundimtare të saj nga ana e zyrtarit të ndeshjes.
Rrëzimin e pjesës tjetër të kërkesës.
Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për zbatimin e këtij vendimi.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhja, Edmond Hoxha, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Të fundit

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të...

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht 1939, në Moskë. Ai përfaqësoi...

Lajme të tjera

Web TV