Bylisi përmbys Vllazninë, fiton 2-1 në Shkodër, shkarkohet trajneri Tomas Brdariç?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luhen dy të parat e javës së 24-t të Superiores, Bylis shtang Vllazninë me përmbysje, fiton 2-1 në Shkodër, Kukësi, vetëm 1-1 me Apoloninë. Vllaznia është ndalur në Shkodër, duke u mundur 1-2 të premten përballë Bylisit dhe duke rrezikuar seriozisht vendin e parë. Sipas raporteve paraprake, kjo humbje i ka kushtuar stolin edhe trajnerit Tomas Brdariç, i cili shkarkuar. Ndërkaq, edhe Kukësi nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 1-1 në Stadiumin “Elbasan Arena” përballë Apolonisë, ndërsa 3 ndeshjet e tjera luhen të shtunën.

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të premten pasdreke dy ndeshjet e para të javës së 24-t, duke dhuruar dy rezultate të papritura. Kështu, Vllaznia është ndalur në Shkodër, duke u mundur 1-2 përballë Bylisit dhe duke rrezikuar seriozisht vendin e parë në pritje të 3 ndeshjeve të tjera të së shtunës. Shkodranët e mbyllën pjesën e parë në epërsi minimale, me një gol të Dilaverit. Por miqtë nga Ballshi përmbysën gjithçka në të dytën, duke barazuar shifrat me një gol të Spahiut.

Duke vijuar më pas të sigurojnë fitoren me një 11-metërsh të diskutueshëm në minutën e dytë shtesë, të shndërruar në gol nga Antoni Bexhi. Ndërkaq, edhe Kukësi nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 1-1 në Stadiumin “Elbasan Arena” përballë Apolonisë. Ndonëse ka mbetur me 10 lojtarë në minutën e 42-të, pas daljes me karton të kuq të Bytyçit, verilindorët do ta mbyllin pjesën e parë në epërsi.

Kjo, falë 11-metërshit të saktë të Ibraimit në minutat shtesë. Por 5 minuta para fundit, Apolonia gjen golin e barazimit me anë të Gjatës, duke marrë një pikë të vyer. 3 takimet e tjera të javës së 24-t luhen të shtunën dhe spikat derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit, që luhet në Stadiumin “Selman Stërmasi”, duke nisur nga ora 13:00, ndërsa në të njëjtën kohë luhet në Korçë përballja Skënderbeu-Laçi.
Takimi i fundit është ai që nis në Durrës në ora 16:00, midis Teutës dhe Kastriotit.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV