Polici e rrëmbeu dhe e vrau/ Qindra njerëz bëjnë homazhe për 33-vjeçaren, mes tyre dhe dukesha Middleton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dukesha e Cambridge Kate Middleton ishte sot mes qindra njerëzve që u mblodhën për të bërë homazhe në Clapham Common të Londrës, për 33-vjeçaren Sarah Everard, e cila u rrëmbye dhe më pas u vra nga një oficer policie.

Megjithëse grumbullimi ishte ndaluar nga autoritetet, njerëzit thyen rregullat për të mbajtur zi për të renë e pafajshme që gjeti vdekjen pas rrëmbimit nga i dyshuari, me profesion oficer policie.

Pallati Kensington tha në një deklaratë se Kate Middleton, e cila nuk mbante maskë fytyre në homazhe, “e mban mend ç’do të thotë të ecësh natën rrugëve të Londrës para se të martohej” dhe se dukesha dëshironte të tregonte respektet e saj për Sarah dhe familjen e saj.

Rreth 1,500 njerëz u grumbulluan në vendin ku vajza fatkeqe u pa e gjallë për herë të fundit para zhdukjes.

Disa forca policie ndaluan përdorimin e sistemeve të zërit teksa të pranishmit nisën të thërrasin “Arrestoni veten tuaj!” dhe “Turp të kini!”.

Në disa pamje të shpërndara në mediat sociale shiheshin disa përleshje mes njerëzve dhe oficerëve, ku disa thërrisnin “Jeni plehra!” dhe “Ju supozohet të na mbroni!”.

Oficeri i policisë në detyrë Wayne Couzens, 48 vjeç, u la në paraburgim sot i akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e viktimës.

Në gjykatë u tha se trupi i zonjës Everard ishte gjetur në një qese materiali ndërtimi dhe u identifikuar nga të dhënat dentare.

Të fundit

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Manchester City ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Puma deri në vitin 2035, duke vendosur një rekord të ri dhe duke u bërë klubi...

Lajme të tjera

Web TV