Zbulohet mashtrimi me produktet e detit, ja si shitet mish derri në vend të peshkut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga një studim i kryer nga Guardian Seascap, më shumë se 9,000 mostra ushqimesh deti nga restorante, shitës peshqish dhe supermarkete në më shumë se 30 vende të botës, ka zbuluar se 36% e tyre kishin etiketa mashtruese.

Kjo do të thotë se një peshk i lirë shitej si një peshk i shtrenjtë, ndërsa në produktet e konservuara, shpesh herë ndërrohej mishi. Ky mashtrim u zbulua pas marrjes së ADN-së së ushqimeve, ku shpesh dilte edhe si mish derri dhe shitej si mish peshku, shkruan The Guardian.

Në më shumë 40% e peshqve të marrë nga studimi, kishin etiketa të rreme, të cilat shpërndaheshin në shumë vende të botës. Britania e Madhe dhe Kanadaja kishin normat më të larta të etiketimeve të gabuara në atë studim, me 55%, ndjekur nga SHBA me 38%.

Në Gjermani, 48% e mostrave të testuara që pretendonin të ishin fiston mbret ishin në të vërtetë fiston japoneze, një produkt më pak i lakmuar. Nga 130 fileto peshkaqenësh të blera nga tregjet italiane të peshkut dhe prodhuesit e peshkut, studiuesit gjetën një normë 45% të etiketimeve të gabuara, me specie më të lira. Edhe mostra të tjera provuan se nuk ishin tërësisht nga speciet ujore , si karkalecët e shitur në Singapor që shpesh gjendeshin në to përmbajtje me mish derri dhe jo një gjurmë karkalecësh.

Edhe në Kinë, 153 produkte fileto peshku u testuan dhe u zbulua një normë alarmante keqinterpretimi prej të paktën 58%, duke përfshirë disa zëvendësime produktesh nga familja vdekjeprurëse e peshkut të butë.

Mashtrimi i peshkut ka qenë prej kohësh një problem i njohur në të gjithë botën për shkak se prodhimet e detit janë ndër mallrat më të tregtuara ndërkombëtarisht të ushqimit.

Lexo edhe :  Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

 

Të fundit

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive...

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje...

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që...

Vila romake u zbulua gjatë ndërtimit të shkollës, Gonxhja: Ndryshon projekti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme strukturën arkeologjike në qytetin e Durrësit, ku së fundmi është zbuluar...

Kosovë, 5% më shumë raste me kancer çdo vit

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së...

Lajme të tjera

Web TV