Teuta – Kukësi 1-0 / Martini: Fitore karakteri, kemi mësuar të ringrihemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur pas ndeshjes së fituar me një gol të vetëm në shtëpi përballë Kukësit, trajneri i durrsakëve, Edi Martini u shpreh se skuadra e tij bëri një ndeshje shumë të mirë. “Unë e kam thënë edhe gjatë sezonit, se në momentet që jemi rrëzuar mësojmë të ringrihemi, – ka thënë ai. – Ky është nga karakteri i tyre, që nuk ndalen për asnjë moment në stërvitje dhe në ndeshje. Sot na takon të gëzohemi pak. Kemi të dielën ndeshjen me Partizanin, ku duhet të jemi të fokusuar dhe të bëjmë maksimumin.

Kualifikimi është shumë i rëndësishëm për ne, – ka vijuar shkodrani i stolit të bregdetarëve. – Këto janë ndeshje që janë shumë të rrezikshme. Mjafton që të bësh një gabim dhe nuk e merr veten. Do doja golin e dytë që të ishim më të qetë. Megjithatë dukë parë që kishim një kundërshtar si Kukësi, që kanë një ekip shumë të mirë duhet të jemi të kënaqur. Unë mendoj se sa më të rëndësishme të jenë ndeshje, aq më shumë karakter dhe grintë ka ekipi.”

“Nuk dua t’i kthehem ndeshjen me Kastriotin, por mund të them se ky është një ekip me grintë. Ne kemi pësuar gola në momente të veçanta. Sot djemtë ishin më të vendosur. Mendoj se sot ekipi vendosi shpirtin në fushë. Ishim të vendosur mirë prapa dhe nuk rrezikuam. Dua të përgëzoj ekipin, pasi bënë një ndeshje shumë të mirë. Më bëhet qejfi shumë për këtë që treguan”, – ka përfunduar trajneri i Teutës, Edi Martini.

Të fundit

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë...

PD bllokon mandatet në shtator? Çollaku jep paralajmërimin

Kreshnik Çollaku thotë se Partia është në situatë tepër të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. “Në një demokraci normale, ata që...

Kodi i ri penal, Berisha: Atentat ndaj fjalës së lirë

Sali Berisha iu rikthye denoncimit të draftit të Kodit tëri Penal, duke e cilësuar dokumentin e hartuar nga Qeveria, si favorizues të mafies dhe...

Paralajmëron Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset…

Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që...

Italia nis hetime ndaj Mark Zuckerbeg për shkelje në Whatssap

Italia ka njoftuar hapjen e një hetimi ndaj Meta-s, pas instalimit të një mjeti inteligjence artificiale në platformën WhatsApp. Autoriteti italian i konkurrencës argumenton...

Lajme të tjera

Web TV