Basketboll, mbyllet java e 5-të e Kampionatit Kombëtar, spikat fitorja e Goga Basket në derbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Superliga dhe Kategoria e Parë e meshkujve dhe Kategoria e parë e femrave dhurojnë rivalitet. Përveç duelit të kreut midis Teutës dhe Goga Basket, që u fitua nga kjo e fundit me shifrat 95-71, në një takim që edhe u ndërpre për të respektuar masat anti-Covid, niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur të mërkurën edhe dy ndeshjet e tjera të javës së saj të 5-të. Dhe në pamjet që na përcjell kjo kronikë, Tirana dhe Vllaznia kanë zhvilluar një duel të bukur dhe të luftuar deri në fund, por që u fituar në kohë shtesë nga skuadra shkodrane me shifrat 92-87.

Në fakt, përballja e luajtur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, ka parë kuqeblutë ta mbyllin 10-minutëshin e parë 23-19, duke vijuar ta marrin edhe të dytin 23-17 dhe duke shkuar në pushimin e madh midis dy gjysmave me shifrat 46-36. Por bardheblutë reagojnë duke i fituar dy dhjetëminutëshat e dytë, përkatësisht 22-16 dhe 24-20 dhe duke bërë që, në përfundim të kohës së rregullt, të dyja skuadrat të jenë në barazi të plotë, 82-82. Por Vllaznia ka bërë dallimin në 5 minutat shtesë, duke i fituar ato 10-5 dhe gjithë ndeshjen 92-87. Ndërkaq, në takimin tjetër të së mërkurës, të luajtur po në kryeqytet, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Partizani ka mundur Barleti Eagles 78-53.

Goga Basket kryeson tanimë me pikë të plota, 10, e ndjekur nga Teuta me 9, Vllaznia me 8, Tirana me 7, Partizani me 6 dhe Barleti Eagles me 5. Ndërkaq, në nivelin e dytë, në Kategorinë e Parë, në kuadër të javës së 5-të, janë regjistruar rezultatet Apolonia-Flamurtari 87-84, Kamza-Elbasani 104-84 dhe Skënderbeu-Dinamo 50-73. Ndërkaq, po të mërkurën janë luajtur edhe ndeshjet e javës së 5-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, që këtë sezon zhvillohet në një kategori të vetme.
Në takimin e zhvilluar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, pamje të së cilit përcjell kjo kronikë, Partizani i trajneres Ledina Koçi ka triumfuar në derbin e kryeqytetit me Tiranën e homologes Mirza Alibegaj, me shifrat 79-64. Ndërkaq, në takimet e tjera të kësaj jave, SHKBF Tirana ka mundur Apoloninë 70-64, Flamurtari ka fituar në Vlorë ndaj Studentit, 91-50, ndë

Të fundit

VIDEO / Pritej dorëheqja e Kryeministrit, opozita serbe i vë flakën Parlamentit

Kuvendi i Serbisë është përfshirë nga tymi dhe flaka në senacën e sotme. Situata ka përshkallzuar si pasojë e refuzimit...

‘Boll u bëtë qesharakë’, Veliaj nga qelia: Cilat prova do prish unë?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Vekliaj reagon sërish nga qelia dhe flet për rrezikun e prishjes së provave. Reagimi i plote Se mos prishen lodrat! Më ka marrë...

Vjedhin gjithçka, fshatrat e Shkodrës të frikësuar nga hajdutët

Banorët e fshatrave të qarkut të Shkodrës ndihen të pasigurt në banesat dhe tokat e tyre, pasojë e vjedhjeve të shpeshta që ndodhin në...

Këngëtarët besimtarë, këta janë vip-at shqiptarë që agjerojnë muajin e ramazanit

Me miliona myslimanë festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në të gjithë botën dhe të famshmit nuk përjashtohen! Emri i tij i vërtetë është Karim...

Çfarë fshihet pas darkës mes Ardit Gjebreas dhe Arbër Hajdarit? (Video)

Ardit Gjebrea dhe Arbër Hajdari janë bërë bashkë mbrëmjen e djeshme për të konsumuar së bashku një darkë. Ishte artisti i njohur, ai që zbuloi...

Lajme të tjera

Web TV