Rrëfimi i Al Bano Carrisit: Më kërkonin të bëhesha korrier droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur Italian Al Bano Carrisi deklaroi në një emission televiziv se kur ishte i ri, e kishin joshur të bëhej korrier droge.

Në intervistën e parë televizive që pas vdekjes së nënës së tij Jolanda, Al Bano  u rrëfye për gazetaren Simona Ventura për jetën dhe karrierën e tij.

“Kur isha kamerier, disa njerëz më thoshin: “Ju mund t’i jepni ato që unë ju them dhe ju mund të fitoni shumë më tepër”. Por unë thashë që me 25,000 lire në muaj isha mirë, nuk më duhej asgjë tjetër”, rrëfen ai.

“ Më propozonin herë pas herë që të merrja drogë dhe t’ia dërgoja klientëve të ndryshëm. Megjithatë në asnjë rast, përtej këmbënguljeve nuk e pranova një gjë të tillë. Jam me shumë fat që kam pasur dhe kam një familje kaq solide pas shpatullave të mia. Kam zgjedhur gjithnjë rrugën e pozitivitetit.

Al Bano, rrëfeu se një tjetër emër i madh i muzikës italiane, Domenico Modugno kishte qenë udhërrëfyesi i jetës së tij artistike.

“Kur pashë Domenico Modugno të fitonte në Sanremo me ‘Në të kaltërin e pikturuar” thashë edhe një ditë Unë do të jem atje”.

Al Bano Carrisi është një këngëtar shumë i dashur edhe në Shqipëri, që prej vitit 1989 kur dha dy koncerte në Tiranë.

 

Burimi: tgcom24

Të fundit

Daja i Endrit Shabanit bëhet ‘ekspert ligjesh’, letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma...

20 mln euro, Granit Xhaka rikthehet në Premier League

Granit Xhaka bën rikthimin e bujshëm në Premier League, por këtë herë jo me Arsenal. Mesfushori shqiptar ka vendosur të mbyllë aventurën me Leverkusen,...

Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e...

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili u arrestua ditë më parë...

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë “Urës së Drinit të Zi”

Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00 në Kukës pranë “Urës së Drinit të Zi”. Policia bën me dije se personi...

Lajme të tjera

Web TV