Ashpërsohen sërish masat anti-COVID, Gjermania zgjat kufizimet deri më 18 prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, Gjermania rikthen masat kufizuese dhe nuk lejon lirimin e tyre as në kohën e pashkëve. Në një kohë që shumë vetë kishin shpresuar për pushime të shkurtra.

Lockdowni që po zgjat që nga nëntori në Gjermani, do të zgjatet deri në 18 prill, po ashtu po tërhiqen edhe ato pak lirime që u lejuan këto dy javët e fundit. Ky ishte vendimi i kancelares Merkel me kryeministrat e 16 landeve gjermane pas takimit të së hënës (22.03) në Berlin. Kjo kohë kufizimesh është e veçantë, pasi përfshin edhe ditët e pashkëve, një nga festat më të rëndësishme fetare në Gjermani pas krishtlindjeve. Krahas rëndësisë fetare që kjo festë ka për katolikët, këto ditë janë edhe ditë udhëtimesh për familjet apo vizitash familjare.

Takimi i kryeministrave me kancelaren Merkel ishte i vështirë të hënën, madje u fol edhe për dështim të bisedimeve, sepse ishte e vështirë të arrihej ujdia. Disa lande federale kishin hyrë madje në bisedime me propozime për lirime masash. Pas 13 orë bisedimesh, Merkel ia doli me strategjinë e saj për shtrëngim masash, madje duke i marrë këtyre landeve edhe premtimin për forcimin e masave kundër Coronës.

Super-lockdown në vend të pushimeve

Para takimit pati një debat të madh në Gjermani, se çfarë masash do jenë të lejuara ditët e pashkëve. Sidomos tre landet veriore bregdetare gjermane ishin shprehur për mundësinë e “pushimeve me pak kontakte”, si marrja me qira e shtëpive apo apartamenteve të pushimit. Kështu do duhej të lejoheshin pushimet të paktën brenda landit. Ende në Gjermani nuk lejohet të kalosh natën për turizëm në një hotel. Në një kohë që udhëtimet ne Majorka, ishullin e preferuar të gjermanëve aktualisht janë të mundura.

Lexo edhe :  Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Merkel ishte kundër hapjes së hoteleve në Gjermani. Ekspertët kishin këshilluar, se ky është një sinjal i gabuar. Edhe për udhëtimet në Majorka, Merkel nuk ka qenë e kënaqur. Por kjo nuk mund të merret për bazë për një hap të gabuar në vend. Pas kësaj u ndërprenë bisedimet për t’u zhvilluar më vonë. Në vend të lockdownit flitet tani për “qetësinë e pashkëve”. Për këtë do të futen si shtesë dy ditë të tjera pushimi. Nga data 1 deri më 5 prill nuk do të ketë grumbullime publike dhe do ketë kufizime në maksimum të kontakteve. Vetëm dyqanet e ushqimeve do të mund të hapen për një ditë. Meshat fetare do të mbahen online.

 

 

Të fundit

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Lajme të tjera

Web TV