Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë inteligjencën më të lartë se Ajnshtajni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që të konsiderohesh zyrtarisht gjeni, të duhet një IQ (koeficenti i inteligjencës) të paktën 140, por ja që këtë shans s’e kemi të gjithë. Testet e inteligjencës kanë provuar se IQ e Albert Ajnshtajn ishte 160, por nëpër botë ka njerëz të tjerë të e kanë më të lartë dhe kanë zgjedhur të bëjnë një jetë të thjeshtë, pavarësisht gjenialitetit të tyre.

1. Jacob Barnett — IQ 170

Ky djalë është rreth 21-vjeç dhe deri tani ka publikuar kërkimet e tij në fizikë që para të 20-ve. Sot është student i doktoraturës në qendrën e famshme kërkimore të Perimeter Institute for Theoretical Physics.

2. Judit Polgár — IQ 170

44-vjeçarja nga Hungaria njihet si lojtarja më e mirë e shahut e të gjitha kohërave. Deri tani ajo ka fituar 11 kampionate botërore në shah dhe është e vemja grua që e ka bërë këtë. Nga bota e shahut 44-vjeçarja u tërhoq në 2014-ën.

3. Rick Rosner — IQ 192

Personalitet televiziv. Rick është 60 vjeç dhe në 30 testet e inteligjencës ai kishte IQ më të lartë në 20 prej tyre. Eshtë i njohur për punën në televizion, por kohën e lirë ia dedikon fizikës dhe matematikës.

4. Evangelos Katsioulis — IQ 198

45-vjeçari grek me IQ 198 punon si psikiatër pasi u diplomua në filozofi. Ai gjithashtu është themeluesi i grupit AAAA.GR, organizatë e cila mbështet fëmijët me dhunti të veçanta në Greqi.

5. Chris Langan — IQ 195-210

68-vjeçari bën pjesë në grupin e njerëzve më të zgjuar në botë, por puna që ka zgjedhur të bëjë është të kujdeset për kuajt. Eshtë publikues i disa librave, por në të njëjtën kohë gjatë jetës së tij ka bërë punë nga më të ndryshmet, përfshi këtu edhe si punonjës në klube nate.

Lexo edhe :  Moti ekstrem/ Kupa e Botës për Klube ngre shqetësime përpara Botërorit 2026

6. Edith Stern — IQ 200-205

68-vjeçarja që kur ishte 5-vjeç iu nënshtrua testit të inteligjencës dhe rezultoi se IQ e saj ishte 205. Në moshën 12-vjeçare ajo ishte më e vogla e diplomuar në universitetin e Florida-s. Më vonë, jepte mësim në lëndën e Matematikës në Michigan State University dhe para se të mbushte 20-vjeç punonte për IBM. Sot, zotëron mbi 100 patenta në Amerikë për shpikjet e saj në lidhje me teknologjinë.

Të fundit

Rinas, kapen turqit me dokumente false, tentuan kalimin si grekë

Policia kufitare e Rinasit njofton se ka parandaluar një rast të kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente false,...

Izraeli godet qendrën e emergjencës në qendër të Iranit

Mediat iraniane kanë raportuar se një qendër emergjence në qytetin Hoveyzeh, provinca Khuzestan, u shënjestrua sot nga Izraeli. Sipas raportimeve, shërbimet e emergjencës së provincës...

Një shënim për Shëngjinin e bukur (nga Ben Blushi)

Sapo lexova me kënaqësi se Pjerin Ndreu nuk kishte patur asnjë plan për ta ndryshuar emrin e Shëngjinit. Një ditë më parë edhe unë,...

E KRYER! Granit Xhaka lojtar i Milanit, zbulohen detajet e marrëveshjes

Calciomercato e quan të kryer: Granit Xhaka do të veshë fanellën e Milanit! Drejtori sportiv Igli Tare e ka prioritet kryesor mesfushorin shqiptar dhe...

Luftë ndaj “trurit bërthamor”, Izraeli vret shkencëtarin e 10-të iranian

Mediat iraniane kanë pranuar se një tjetër shkencëtar bërthamor ka vdekur në sulmet ajrore izraelite në vend, duke e çuar numrin zyrtar të të...

Lajme të tjera

Web TV