Rrëfimi prekës i gruas/ “Pas lindjes torturohesha si kafshë! Kunatat më shihnin, qeshnin e prisnin që të vdisja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një grua 43-vjeç e cila ka rrëfyer dhunën e tmerrshme që ka marrë nga bashkëshorti dhe familja e tij për 11 vite. Ajo ka përjetuar një martesë të errët, ku ka përjetuar vetëm dhimbjet e dhunës, rrahjeve që merrte përditë. Ajo tregon se është dhunuar edhe kur ka qenë shtatzënë me barkun e madh edhe sapo ka dalë nga spitali. Ajo ishte një lehonë dhe trupi i saj ishte i nxirë nga dhuna.

43-vjeçarja: Në momentin që më torturonte burri i bëhej qejfi vjehrrës se çfarë djali kemi sepse nusja duhet rrahur, do dajak.

Mirela Milori: Filloi dhuna fizike nga burri?

43-vjeçarja: Po, po filloi që në fillim. Më trajtonte keq, dilte e pinte, rrinte gjithë natën jashtë, më jepte dru, edhe nëse nuk i thoje ku ishte, ai thoshte pse s’më flet ti, ke një hall që nuk flet dhe më jepte dajak. Edhe kur i dilte pija ishte i keq. Edhe pasi dolëm në shtëpi më vete ai nuk donte të flisnim fare për shtëpinë, të qanim një hall si gruaja me burrin. Me mijëra herë jam shkelur me këmbë dhe jam përplasur në tokë sepse nuk duroheshe fare, më thoshte do të të vras, do të të pres, ti s’je për mua, ik, nuk më donte fare, unë e doja se kisha lidhur jetën me të.

Kur ishte shtatzënë 43-vjeçarja tregon se është dhunuar tmerrësisht shumë dhe është rrahur brutalisht.

43-vjeçarja: Jam torturuar aq shumë sa nuk e di si. E kisha barkun kaq dhe jam rrahur si qeni në shtëpi, nuk kisha çfarë të haja, më shkonte mendja për të ngrënë diçka dhe më gënjente, nuk ma sillte. Fytyra ime nuk është zbardhur asnjëherë, më ka përplasur për toke, më ngrinte dhe më hidhte për toke qindra herë. Pas lindjes isha lehonë sa dola nga spitali, unë jam rrahur dhe torturuar, kur vinin njerëzit për gocën, më shihnin të nxirë në fytyrë, e kalbur, nuk kisha mundësi të prekja fëmijën. Nuk kam patur asnjë lloj mbështetje nga vjehrra dhe kunatat. Kunatat vinin tek dera qeshnin dhe thoshin a je akoma gjallë që unë nuk i harroj derisa të vdes këto tortura./tvklan.al

 

Të fundit

Moti i keq/ Si paraqitet situata në qarkun Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike

Vazhdon moti i keq në qarkun e Shkodrës. Vijojnë erërat e forta. Ndërkohë fshatrat Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje...

Veliaj: Tirana, e vetmja bashki në rajon që ka falas udhëtimin për të moshuarit

Gjatë takimit që zhvilloi këtë fundjavë me familje të Tiranës, që kanë përfituar nga skema e strehimit social të kredisë së butë, kryebashkiaku Erion...

Sigurimi vullnetar, përfitime nëse kryeni pagesat në janar

Të gjithë personat që paguajnë sigurimin vullnetar në muajin janar duke mbuluar periudha kontributive për vitin 2025, do të kenë një zbritje prej 6...

Gazetari përplaset me Luizin: Mashtrove me sëmundjen për të fituar Big Brother

Luiz Ejlli dhe gazetari Ronaldo Sharka janë përplasur virtualisht. E gjitha nisi pas deklaratës së Ronaldos në Big Brother Fan Club ku tha se të...

Atentati ndaj biznesmenit/ Bujar Nasufi u vra në sy të bashkëshortes

56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi në zonën e...

Lajme të tjera

Web TV