Reja shpall formacionin ndaj San Marinos, ka risi, por edhe rikonfirmime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pak minutash, duke nisur nga ora 20:45, Shqipëria përballet me San Marinon në fushën e kësaj të fundit, në ndeshjen 3-të të vlefshme për grupin I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Trajneri i Kombëtares Edi Reja shpesh deklaron se nuk është i prirur të bëjë eksperimente me formacionin, por vlerëson gjendjen e lojtarëve duke aktivizuar ata që janë më në formë.

Sidoqoftë, nga formacionet që nisin ndeshjet, risitë apo të ashtuquajtura eksperimente nuk mungojnë. Për San Marinon është i pezulluar nga kartonët Klaus Gjasula, ndërsa Florian Kamberi u largua nga grumbullimi me pretekstin se është i dëmtuar. Gjithashtu, dje nga grumbullimi i kuqezinjve u largua edhe mesfushori, Nedim Bajarami, i cili nuk pati mundësi të debutonte në tri ndeshjet e para në Grupin I.

Për sa i përket formacionit zyrtar, Reja i ka treshen e mbrojtjes, Ajetit, Veselit dhe Gjimshitit, për të vazhduar nga krahët me Hysajn dhe Lenjanin. Mesfusha formohet nga Ramadani, Memushaj dhe Bara, ndërkohë që në sulm është Broja dhe Manaj.

FORMACIONI ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Bare, Memushaj, Ramadani, Manaj, Broja. Trajner: Edoardo Reja

Të fundit

Zoti Dumani, drejtësia nuk është konferencë shtypi!

Nga Fejzo Subashi Zoti Dumani, nuk jeni as komod, as më pak  i detyruar të dilni shpesh në konferenca shtypi. Kjo...

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Moskës. Të martën, Trump i...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë...

Një kalorës i veshur me përpikmëri nën një qiell rozë: Fotografia më e mirë e John Boaz

“Fabian u rrit në një lagje të brendshme të qytetit, ku ishte e vështirë për të të ndiqte pasionin për kuajt. Ai i ka...

Lajme të tjera

Web TV