Del vendimi/ Ja deri kur do të ndalohen grumbullimet në ambientet e mbyllura e të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndalimi i grumbullimeve në vendet e mbyllura dhe të hapura do të jetë në fuqi deri më 8 prill. Sipas vendimit të qeverisë, ndalimi i grumbullimeve mbi 10 persona do të qëndrojë në fuqi deri më tetë prill, deri në një vendim të dytë.

Në rregullat e vendosura nga qeveria për frenimin e pandemisë, afati për këtë kufizim ishte 25 marsi, por tashmë është zëvendësuar me togfjalëshin “deri në datën 8.4.2021”.

Kujtojmë se ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve lajmëroi se në vend do të vijojnë të mbeten në fuqi deri në një afat të pacaktuar të njëjtat masa anti-covid.

Po ashtu, ekspertët bënë të ditur se maturantët do t’i ktheheshin bankave të shkollës.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli u shpreh ditën e djeshme se duke parë rezultatet e deritanishme, situata duket e qëndrueshme por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën.

Të fundit

Dy shqiptarë të arrestuar për vrasjen e profesorit në Athinë. Gruaja kishte frikë se…

Policia greke ka vijuar hetimet për vrasjen e profesorit 43-vjeçar Przemyslaw Jeziorski, i cili u ekzekutua me gjakftohtësi pasditen...

Ish-Presidenti u la pas hekurave/ Avokati: Ilir Meta nuk mposhtet kollaj

Avokati i Ilir Metës ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit të...

Izraeli bombardoi Damaskun/ Presidenti i Sirisë: Nuk kemi frikë nga lufta!

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzë dhe të drejtave të tyre është "prioriteti ynë",...

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi, bashkë për paqen në rajon

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş, në Ankara. Ky i...

Gruaja greke organizoi me të dashurin vrasjen e ish-burrit! Roli i dy shqiptarëve në krim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ku një grua, dyshohet se së bashku me të dashurin e saj, ka organizuar vrasjen e ish-bashkëshortit...

Lajme të tjera

Web TV