U zhduk për tre ditë në pyllin e ftohtë, 3-vjeçari gjendet mrekullisht gjallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë tre-vjeçar që u largua nga shtëpia e tij dhe humbi për disa ditë në një pyll me temperatura nën zero, në mënyrë të pabesueshme është gjetur gjallë e në shëndet të mirë në një zonë të mbushur me pemë, jo larg shtëpisë.

I vogli Jude Leyton u shpëtua dje rreth 1 km larg shtëpisë së tij pas një operacioni të gjerë kërkimi nga policia dhe banorët vendas në Ontario, Kanada.

Jude ishte zhdukur prej paradites së të hënës kur ishte larguar nga kasollja e peshkimit të familjes, pranë liqenit Folsom në Ontario.

Shqetësimet për mirëqenien e tij po shtoheshin kur temperaturat nisën të bien nën zero, edhe pse djali përshkruhej si “i veshur mirë për motin aktual” sipas sherifit lokal Bill Dickson.

“Ishte i veshur me një xhaketë dimri dhe një pulovër të trashë nën të. Ndërsa në këmbë mbante çizme. Ky ishte një nga elementët kryesorë që na mbanin me shpresa për jetën e tij”, tha ai.

Në misionin e kërkimit u përdorën qentë e nuhatjes, njësi zhytësash dhe grupe të gjera vullnetarësh, që kërkuan në të gjithë vonën prej 200-hektarësh rreth liqenit Canoe për të gjetur Juden e vogël.

3-vjeçari më në fund ishte gjetur duke fjetur në një zonë me drunj të dendur, pasi grupet e shpëtimit zgjeruan rrezen e kërkimeve.

“Ishte një finale e mrekullueshme për disa ditë shumë, shumë të vështira,” tha rreshteri i policisë Curtis Dick.

Grupet kishin kërkuar terrenin e vështirë për katër ditë e tri net para se të pikasnin të voglin mes shkurreve.

Ofieri Scott McNames që pikasi i pari Jude, tha se ishte për të “dita më e bukur në 25 shërbim.”

Lexo edhe :  Tensionet me Vladimir Putin - Donald Trump pyet Zelensky-n nëse mund të godasë Moskën

Jude u dërgua më pas në spital për kontrolle por ishte shpallur “i gjallë e në shëndet të mirë” nga mjekët.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV