Putin ndryshon ligjin, do të kandidojë edhe dy herë si president

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që i lejon atij të kandidojë edhe për dy mandate të tjera presidenciale, duke zgjatur potencialisht qeverisjen e tij deri në 2036.

Për Putin, i cili mbush 69 vjeç këtë vit, ky është mandati i tij të katërt presidencial, i cili pritet të përfundojë në 2024. Legjislacioni i ri, mund ta lejojë atë të jetë në krye të vendit edhe për dy mandate të tjera gjashtë vjeçare, nëse ai zgjedh të kandidojë sërish.

Ligji i ri zyrtarizon rezultatet e referendumit të vitit të kaluar mbi ndryshimet në kushtetutën e Rusisë.

Përpjekjet e Putinit më parë, për të qëndruar në pushtet kanë çuar në protesta dhe kritika masive nga shumica. Në fillim të këtij viti, mijëra njerëz protestuan në të gjithë Rusinë për burgosjen e Alexey Navalny , i cili u arrestua në janar kur u kthye në vend pesë muaj pasi u helmua me agjentin nervor Novichok .

Të fundit

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

“12 mijë komisionerët e PD i njohën zgjedhjet, Berisha merr rrogën”

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se nuk i njeh zgjedhjet e...

Massimo Moratti shtrohet në spital, në gjendje të rëndë! Me zor merr frymë

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital në terapi intensive për shkak të pneumonisë. Sipas raportimeve, gjendja e tij është kritike pasi mjekët...

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave...

Lajme të tjera

Web TV