Psikologët këshillojnë: Njihuni me 4 shtyllat e lumturisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mendje pozitive dhe të punosh fort për të pasur një mendje të qetë dhe të lumtur është suksesi i vetëm që duhet të kemi në jetë. Pavarësisht shumë problemeve që jeta na nxjerr në rrugë, të gjithë ne duhet që të mos heqim dorë nga lumturia.

Të ndihesh si në shtëpi; Kjo vjen nga një marrëdhënie ku vlerësohesh për atë që je dhe vlerëson të tjerët po ashtu. Në vend të sakrifikoni marrëdhëniet që krijoni për të fituar para ose një rritje në detyrë, promovoni lidhjet e shëndetshme kur vlerësoni veten dhe të tjerët.

Qëllimi: Qëllimi nuk lidhet vetëm me profesionin tuaj. Të gjesh një qëllim nuk është e si të gjesh një punë që të bën të lumtur. Çelësi është tek përdorimi i fuqive tuaja për t’i shërbyer të tjerëve. Mund ta gjeni dhe ushtroni qëllimin tuaj në karrierë, por nuk është rruga e vetme.

Gjetja e qëllimit ju gjen “pse”-në, diçka për të jetuar. Kur humbasim “pse”-në nisim të prioritizojmë gjëra si puna dhe paratë dhe jo “pse po e bëjmë” dhe “çfarë po bëjmë”.

Përsosmëria; Eshtë e thjeshtë të shkëputesh nga realiteti me telefonat, kufjet dhe nxitimi nga njëri vend në tjetrin. Ajo çfarë i bën mirë mendjes tuaj është të ndaloni, reflektoni dhe të vlerësoni ato që ju rrethojnë. Janë këto momente që përshkruhen si ngritje mbi sensin e vetes dhe ndihesh e lidhur me një realitet më të lartë.

“Nëse ndalon të shohësh një pemë të vjetër ose hedh sytë tek retë, do të ndiheni më të mirë me të tjerët dhe më pak egoist.”

Lexo edhe :  viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Rrëfimi; Ne vendosim cilën histori do t’i tregojmë vetes dhe të tjerëve. Nuk e kuptojmë që ne jemi autori i historisë tonë dhe e kemi ne në dorë të ndryshojmë mënyrën si e tregojmë. Jeta jote nuk është thjesht një listë ngjarjesh.

Mund ta modifikosh, interpretosh dhe ritregosh historinë tënde, edhe nëse je i detyruar nga faktet. Duke marrë në dorë fuqinë e asaj që po të ndodh, të lejon të ndryshosh botëkuptimin tënd rreth gjithçkaje ndodh rreth teje.

Të fundit

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Lajme të tjera

Web TV