Shfrytëzonin punëtorët, arrestohen 4 sipërmarrësit shqiptarë në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër sipërmarrës shqiptarë u arrestuan nga autoritetet italiane me akuzën se shfrytëzonin punonjësit e tyre. Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë Elvisa dhe Gëzim Hasaj dhe Gëzim Sufaj e Valmir Syka, ndërsa për gjashtë shqiptarë të tjerë është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak.

Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se ata ishin pronarë të shtatë kompanive me aktivitet në kantierin detar të portit Maghera në Venezia. Në ofiçinat e tyre ata kishin punësuar rreth 200 punonjës.

Këta të fundit, me kombësi të ndryshme, shqiptarë, rumunë, dhe azilkërkues, për të marrë lejen e qëndrimit por dhe italianë nga jugu i Italisë, paguheshin me paga minimale dhe u mohohej pagesa e orëve të punës jashtë orarit, e drejta e pushimeve të paguara, sëmundja, madje dhe puna e kryer përgjatë gjithë orëve në punës, duke u limituar në një pagë minimale të vendosur nga sipërmarrësit shqiptarë.

Hetimet kanë treguar se sipërmarrësit shqiptarë iu jepnin dhurata drejtuesve të kantierit detar për të marrë sa më shumë tendera prej tyre. Paratë që merreshin nga tenderat kurseheshin duke paguar mjaft keq punëtorët e tyre e duke përdorur fatura false.

Gjatë hetimeve atyre u janë sekuestruar 1.3 milionë euro vlera materiale, 8 banesa, automjete dhe kuota në llogari të ndryshme bankare.

Të fundit

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me...

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Lajme të tjera

Web TV